 |
| وَالضُّحَىٰ {١} |
1. Betohem në mëngjesin, |
| وَاللَّيْلِ إِذَا سَجَىٰ {٢} |
2. dhe natën kur terrohet e qetësohet – |
| مَا وَدَّعَكَ رَبُّكَ وَمَا قَلَىٰ {٣} |
3. Zoti yt, nuk të ka braktisur e as nuk të ka urrejtur! |
| وَلَلْآخِرَةُ خَيْرٌ لَكَ مِنَ الْأُولَىٰ {٤} |
4. Me të vërtetë, jeta e ardhshme për ty është më e mirë se kjo jetë, |
| وَلَسَوْفَ يُعْطِيكَ رَبُّكَ فَتَرْضَىٰ {٥} |
5. e, me të vërtetë, Zoti yt do të japi ty, e ti do të jesh i kënaqur. |
| أَلَمْ يَجِدْكَ يَتِيمًا فَآوَىٰ {٦} |
6. A nuk ishe ti bonja, e Ai të mori në strehim, |
| وَوَجَدَكَ ضَالًّا فَهَدَىٰ {٧} |
7. dhe të gjeti të humbur (të paudhëzuar), e të udhëzoi me Shpalljen e Kur’anit, |
| وَوَجَدَكَ عَائِلًا فَأَغْنَىٰ {٨} |
8. dhe ishe i varfër e të bëri të pasur? |
| فَأَمَّا الْيَتِيمَ فَلَا تَقْهَرْ {٩} |
9. Mos e nënçmo bonjakun |
| وَأَمَّا السَّائِلَ فَلَا تَنْهَرْ {١٠} |
10. e lypsin mos e refuzo me ashpërsi, |
| وَأَمَّا بِنِعْمَةِ رَبِّكَ فَحَدِّثْ {١١} |
11. dhe dhuntitë e Zotit tënd, shprehi! |
 |