سورةالاعلى {٨٧} 87. AL-A´LAA
سَبِّحِ اسْمَ رَبِّكَ الْأَعْلَى {١} 1. Falendero emrin e Zotit tënd të Lartësuar,
الَّذِي خَلَقَ فَسَوَّىٰ {٢} 2. që krijon çdo gjë dhe e bënë të harmonizuar,
وَالَّذِي قَدَّرَ فَهَدَىٰ {٣} 3. dhe që çdo gjë e ka caktuar dhe i ka dhënë inspirim,
وَالَّذِي أَخْرَجَ الْمَرْعَىٰ {٤} 4. dhe që bënë të rriten kullosat,
فَجَعَلَهُ غُثَاءً أَحْوَىٰ {٥} 5. dhe pastaj bën që të shndërrohen, të thahen e të vyshken.
سَنُقْرِئُكَ فَلَا تَنْسَىٰ {٦} 6. Na do ta mësojmë ty (Kur’anin, përmes Xhebrailit), e ti nuk do ta harrosh,
إِلَّا مَا شَاءَ اللَّهُ ۚ إِنَّهُ يَعْلَمُ الْجَهْرَ وَمَا يَخْفَىٰ {٧} 7. përveç asaj që don Zoti. Ai (Perëndia), me të vërtetë, di çdo gjë që shprehni haptazi dhe atë që fshihni –
وَنُيَسِّرُكَ لِلْيُسْرَىٰ {٨} 8. dhe Ne do ta lehtësojmë ty (rrugën) e lehtë,
فَذَكِّرْ إِنْ نَفَعَتِ الذِّكْرَىٰ {٩} 9. prandaj këshillo ti – nëse këshilla ka dobi:
سَيَذَّكَّرُ مَنْ يَخْشَىٰ {١٠} 10. ai që i druan Perëndisë, këshillohet,
وَيَتَجَنَّبُهَا الْأَشْقَى {١١} 11. e shmanget nga këshillat, ai më i keqi,
الَّذِي يَصْلَى النَّارَ الْكُبْرَىٰ {١٢} 12. i cili do të digjet në zjarrin e madh,
ثُمَّ لَا يَمُوتُ فِيهَا وَلَا يَحْيَىٰ {١٣} 13. e në të, as nuk do të vdes e as nuk do të jetojë (jetë normale).
قَدْ أَفْلَحَ مَنْ تَزَكَّىٰ {١٤} 14. Shpëtimin do të arrijë ai që pastrohet (nga të këqiat)
وَذَكَرَ اسْمَ رَبِّهِ فَصَلَّىٰ {١٥} 15. dhe që e përmend emrin e Zotit të vet dhe bënë namaz!
بَلْ تُؤْثِرُونَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا {١٦} 16. Por ju, përkundrazi, më shumë po e parapëlqeni jetën e kësaj bote,
وَالْآخِرَةُ خَيْرٌ وَأَبْقَىٰ {١٧} 17. por, jeta tjetër është më e mirë dhe e përhershme (amshuar).
إِنَّ هَٰذَا لَفِي الصُّحُفِ الْأُولَىٰ {١٨} 18. Kjo, me të vërtetë, ka qenë shënuar në faqet (e librave) e broshurat e lashta,
صُحُفِ إِبْرَاهِيمَ وَمُوسَىٰ {١٩} 19. librat (broshurat) e Ibrahimit dhe Musait.
Al-Qur'an Today @2006