 |
| وَالسَّمَاءِ ذَاتِ الْبُرُوجِ {١} |
1. Pasha qiellin me plot yje, |
| وَالْيَوْمِ الْمَوْعُودِ {٢} |
2. Pasha ditën e premtuar, |
| وَشَاهِدٍ وَمَشْهُودٍ {٣} |
3. Pasha atë që dëshmon dhe atë që dëshmohet! |
| قُتِلَ أَصْحَابُ الْأُخْدُودِ {٤} |
4. Mallkuar qofshin ata të zotët e hendeqeve, |
| النَّارِ ذَاتِ الْوَقُودِ {٥} |
5. Të zjarrit me plot lëndë djegëse, |
| إِذْ هُمْ عَلَيْهَا قُعُودٌ {٦} |
6. Kur ata rrinin ulur rreth tij, |
| وَهُمْ عَلَىٰ مَا يَفْعَلُونَ بِالْمُؤْمِنِينَ شُهُودٌ {٧} |
7. Dhe dëshmonin atë që bënin me besimtarët. |
| وَمَا نَقَمُوا مِنْهُمْ إِلَّا أَنْ يُؤْمِنُوا بِاللَّهِ الْعَزِيزِ الْحَمِيدِ {٨} |
8. E nuk patën pse t´i urrejnë, përveç që e besuan All-llahun, ngadhënjyesin, të lavdëruarin, |
| الَّذِي لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ۚ وَاللَّهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ شَهِيدٌ {٩} |
9. Të cilit i takon sundimi i qiejve e i tokës; e All-llahu është dëshmitar i çdo sendi. |
| إِنَّ الَّذِينَ فَتَنُوا الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ ثُمَّ لَمْ يَتُوبُوا فَلَهُمْ عَذَابُ جَهَنَّمَ وَلَهُمْ عَذَابُ الْحَرِيقِ {١٠} |
10. Është e sigurt se ata që i sprovuan besimtarët dhe besimtaret dhe nuk u penduan, ata kanë dënimin e xhehennemit dhe dënimin e djegies. |
| إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ لَهُمْ جَنَّاتٌ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ ۚ ذَٰلِكَ الْفَوْزُ الْكَبِيرُ {١١} |
11. Ata që besuan dhe bënë vepra të mira, ata kanë xhennete nën të cilët burojnë lumenj, e ai është suksesi më i madh. |
| إِنَّ بَطْشَ رَبِّكَ لَشَدِيدٌ {١٢} |
12. Është e vërtetë se goditja e Zotit tënd është e fortë. |
| إِنَّهُ هُوَ يُبْدِئُ وَيُعِيدُ {١٣} |
13. Në të vërtetë, Ai është që e fillon (krijimin) dhe e rikthen. |
| وَهُوَ الْغَفُورُ الْوَدُودُ {١٤} |
14. Ai është që falë mëkatet, është i dashur. |
| ذُو الْعَرْشِ الْمَجِيدُ {١٥} |
15. Është i zoti i Arshit të madhëruar! |
| فَعَّالٌ لِمَا يُرِيدُ {١٦} |
16. E punon atë që dëshiron. |
| هَلْ أَتَاكَ حَدِيثُ الْجُنُودِ {١٧} |
17. A të ka ardhur ty lajmi i ushtrive, |
| فِرْعَوْنَ وَثَمُودَ {١٨} |
18. Të faraonit dhe të Themudit? |
| بَلِ الَّذِينَ كَفَرُوا فِي تَكْذِيبٍ {١٩} |
19. Por, këta që mohuan (idhujtarët), vazhdojnë me gënjeshtër. |
| وَاللَّهُ مِنْ وَرَائِهِمْ مُحِيطٌ {٢٠} |
20. Po All-llahu ata i ka rrethuar (nuk mund t´i shpëtojnë)! |
| بَلْ هُوَ قُرْآنٌ مَجِيدٌ {٢١} |
21. Përkundrazi, (ata që gënjejnë), ai është Kur´an i famshëm. |
| فِي لَوْحٍ مَحْفُوظٍ {٢٢} |
22. Në një pllakë të ruajtur mirë (në Levhi Mahfudhë). |
 |