سورةالنازعات {٧٩} 79. AN-NAAZI´AAT
وَالنَّازِعَاتِ غَرْقًا {١} 1. Betohem në ata (engjëj) që i marrin shpirtërat ashpër (jombesimtarëve)
وَالنَّاشِطَاتِ نَشْطًا {٢} 2. dhe në ata që i marrin butësisht (besimtarëve)
وَالسَّابِحَاتِ سَبْحًا {٣} 3. dhe në ata (engjëj) që notojnë në hapësirë (në mes Tokës e qiellit),
فَالسَّابِقَاتِ سَبْقًا {٤} 4. si dhe në ata (engjëj) që garojnë (për kryerjen e urdhërave),
فَالْمُدَبِّرَاتِ أَمْرًا {٥} 5. dhe betohem në ata (engjëj) që i rregullojnë ato që nuk janë të rregulluara,
يَوْمَ تَرْجُفُ الرَّاجِفَةُ {٦} 6. në Ditën kur Toka do të dridhet nga tërmeti,
تَتْبَعُهَا الرَّادِفَةُ {٧} 7. ps të cilit pason tjetri. –
قُلُوبٌ يَوْمَئِذٍ وَاجِفَةٌ {٨} 8. Atë ditë, zemrat do të jenë të tronditura,
أَبْصَارُهَا خَاشِعَةٌ {٩} 9. e shikimet e tyre të përulura.
يَقُولُونَ أَإِنَّا لَمَرْدُودُونَ فِي الْحَافِرَةِ {١٠} 10. Ata (jobesimtarët) thonë: “A, me të vërtetë, do të kthehemi ne – në jetë (në gjendjen e mëparshme)?
أَإِذَا كُنَّا عِظَامًا نَخِرَةً {١١} 11. A thua edhe kur të bëhemi eshtra të kalbur?”
قَالُوا تِلْكَ إِذًا كَرَّةٌ خَاسِرَةٌ {١٢} 12. E thonë: “E atëherë (të kthyerit), do të jemi të humbur.
فَإِنَّمَا هِيَ زَجْرَةٌ وَاحِدَةٌ {١٣} 13. E do të jetë ajo (ringjallja) vetëm një thirrje,
فَإِذَا هُمْ بِالسَّاهِرَةِ {١٤} 14. dhe, ja ata përnjëherësh (të gjallë) në Tokë.
هَلْ أَتَاكَ حَدِيثُ مُوسَىٰ {١٥} 15. A të ka ardhur ty (o Muhammed) lajmi për Musain,
إِذْ نَادَاهُ رَبُّهُ بِالْوَادِ الْمُقَدَّسِ طُوًى {١٦} 16. kur Zoti i tij e ka thirrë atë në luginën e shenjtë të Tuvasë:
اذْهَبْ إِلَىٰ فِرْعَوْنَ إِنَّهُ طَغَىٰ {١٧} 17. “Shko te Faraoni, se ai, me të vërtetë, është tërbuar,
فَقُلْ هَلْ لَكَ إِلَىٰ أَنْ تَزَكَّىٰ {١٨} 18. dhe thuaj (Faraonit): ‘A don ti të pastrohesh (nga të këqiat),
وَأَهْدِيَكَ إِلَىٰ رَبِّكَ فَتَخْشَىٰ {١٩} 19. dhe të udhëzoj te Zoti yt, që t’i druhesh (për të mos bërë të këqia)?
فَأَرَاهُ الْآيَةَ الْكُبْرَىٰ {٢٠} 20. Dhe, ia tregoi (Musai-Faraonit) mrekullinë më të madhe,
فَكَذَّبَ وَعَصَىٰ {٢١} 21. por ai e mohoi dhe e kundërshtoi,
ثُمَّ أَدْبَرَ يَسْعَىٰ {٢٢} 22. pastaj u kthye,
فَحَشَرَ فَنَادَىٰ {٢٣} 23. u përpoq dhe i tuboi njerëzit e thirri:
فَقَالَ أَنَا رَبُّكُمُ الْأَعْلَىٰ {٢٤} 24. “Unë jam zoti juaj suprem (më i lartë)!
فَأَخَذَهُ اللَّهُ نَكَالَ الْآخِرَةِ وَالْأُولَىٰ {٢٥} 25. dhe, Perëndia, ia ekspozoi atij dënimin e kësaj bote dhe të botës tjetër.
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَعِبْرَةً لِمَنْ يَخْشَىٰ {٢٦} 26. Kjo është këshillë për ata që i druajnë Perëndisë.
أَأَنْتُمْ أَشَدُّ خَلْقًا أَمِ السَّمَاءُ ۚ بَنَاهَا {٢٧} 27. E, çka është më vështirë: krijimi i juaj apo i qiellit? Ai e ka ndërtuar (qiellin),
رَفَعَ سَمْكَهَا فَسَوَّاهَا {٢٨} 28. lart e ka ngritur kupën e tij dhe e ka përsosur,
وَأَغْطَشَ لَيْلَهَا وَأَخْرَجَ ضُحَاهَا {٢٩} 29. dhe netët e tij i ka bërë të errta, kurse ditët të ndritshme,
وَالْأَرْضَ بَعْدَ ذَٰلِكَ دَحَاهَا {٣٠} 30. e pastaj e rrafshoi (shtriu) Tokën,
أَخْرَجَ مِنْهَا مَاءَهَا وَمَرْعَاهَا {٣١} 31. dhe nga ajo (toka) i nxorri ujërat dhe kullosat,
وَالْجِبَالَ أَرْسَاهَا {٣٢} 32. dhe malet i bëri të palëvizshme (i forcoi)
مَتَاعًا لَكُمْ وَلِأَنْعَامِكُمْ {٣٣} 33. për gjallërinë tuaj dhe të bagëtive tuaja.
فَإِذَا جَاءَتِ الطَّامَّةُ الْكُبْرَىٰ {٣٤} 34. E, kur të arrijë vështirësia më e madhe,
يَوْمَ يَتَذَكَّرُ الْإِنْسَانُ مَا سَعَىٰ {٣٥} 35. Dita kur njeriu e kujton atë çka ka punuar,
وَبُرِّزَتِ الْجَحِيمُ لِمَنْ يَرَىٰ {٣٦} 36. dhe i tregohet skëterra çdokujt që sheh,
فَأَمَّا مَنْ طَغَىٰ {٣٧} 37. atëherë, ai që ka qenë kërcënues,
وَآثَرَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا {٣٨} 38. dhe e ka preferuar (dashtë më shumë) jetën e kësaj bote,
فَإِنَّ الْجَحِيمَ هِيَ الْمَأْوَىٰ {٣٩} 39. pë te, me të vërtetë, vendbanim është skëterra.
وَأَمَّا مَنْ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِ وَنَهَى النَّفْسَ عَنِ الْهَوَىٰ {٤٠} 40. Kurse, ai që i druan madhërisë së Zotit të tij dhe e frenon vete nga epshet,
فَإِنَّ الْجَنَّةَ هِيَ الْمَأْوَىٰ {٤١} 41. me të vërtetë, vendbanim i tij është xhenneti.
يَسْأَلُونَكَ عَنِ السَّاعَةِ أَيَّانَ مُرْسَاهَا {٤٢} 42. Të pyesin ty për Kijametin: “Kur do të ndodhë?”
فِيمَ أَنْتَ مِنْ ذِكْرَاهَا {٤٣} 43. Çka ka rëndësi për ty ta përmendësh atë?!
إِلَىٰ رَبِّكَ مُنْتَهَاهَا {٤٤} 44. Vetëm Zoti yt di për te.
إِنَّمَا أَنْتَ مُنْذِرُ مَنْ يَخْشَاهَا {٤٥} 45. Ti je vetëm paralajmërues i atyre që i druajnë atij (Kijametit);
كَأَنَّهُمْ يَوْمَ يَرَوْنَهَا لَمْ يَلْبَثُوا إِلَّا عَشِيَّةً أَوْ ضُحَاهَا {٤٦} 46. kurse, atë ditë, që do ta shohin atë (Kijametin), atyre do t’u duket se kanë qëndruar në këtë botë, vetëm një mbrëmje apo një mëngjes (të asaj mbrëmjeje).
Al-Qur'an Today @2006