 |
| قُلْ أُوحِيَ إِلَيَّ أَنَّهُ اسْتَمَعَ نَفَرٌ مِنَ الْجِنِّ فَقَالُوا إِنَّا سَمِعْنَا قُرْآنًا عَجَبًا {١} |
1. Thuaj (o Muhammed!): “Mua m’u ka shpallur se disa prej xhindëve (krijesa të padukshme), kanë dëgjuar dhe kanë thënë: “Me të vërtetë, kemi dëgjuar (një) Kur’an të mrekullueshëm, |
| يَهْدِي إِلَى الرُّشْدِ فَآمَنَّا بِهِ ۖ وَلَنْ نُشْرِكَ بِرَبِّنَا أَحَدًا {٢} |
2. i cili udhëzon në rrugën e drejtë – e ne kemi besuar në të, dhe kurrsesi më nuk do t’i bëjmë shok askë Perëndisë sonë, |
| وَأَنَّهُ تَعَالَىٰ جَدُّ رَبِّنَا مَا اتَّخَذَ صَاحِبَةً وَلَا وَلَدًا {٣} |
3. e, me të vërtetë, qoftë, lartë madhëria e Tij – Zotit tonë! Ai, nuk ka marrë për Vete as bashkëshorte as fëmijë; |
| وَأَنَّهُ كَانَ يَقُولُ سَفِيهُنَا عَلَى اللَّهِ شَطَطًا {٤} |
4. (Disa) të marrët nga ne, flisnin gënjeshtra për Perëndinë, |
| وَأَنَّا ظَنَنَّا أَنْ لَنْ تَقُولَ الْإِنْسُ وَالْجِنُّ عَلَى اللَّهِ كَذِبًا {٥} |
5. kurse ne, kemi menduar se as njerëzit as xhindët nuk flasin gënjeshtra për Perëndinë; |
| وَأَنَّهُ كَانَ رِجَالٌ مِنَ الْإِنْسِ يَعُوذُونَ بِرِجَالٍ مِنَ الْجِنِّ فَزَادُوهُمْ رَهَقًا {٦} |
6. e disa njerëz kanë kërkuar strehim te disa xhindë, e kjo vetëm që ua shtoi atyre tërbimin, |
| وَأَنَّهُمْ ظَنُّوا كَمَا ظَنَنْتُمْ أَنْ لَنْ يَبْعَثَ اللَّهُ أَحَدًا {٧} |
7. dhe, ata mendojnë siç mendoni edhe ju: se, Perëndia nuk do të ringjallë askë; |
| وَأَنَّا لَمَسْنَا السَّمَاءَ فَوَجَدْنَاهَا مُلِئَتْ حَرَسًا شَدِيدًا وَشُهُبًا {٨} |
8. ne jemi ata që kemi arritur në qiell, por kemi hasur në plotë roje të forta (engjëj) dhe shigjeta të zjarrta (meteorë); |
| وَأَنَّا كُنَّا نَقْعُدُ مِنْهَا مَقَاعِدَ لِلسَّمْعِ ۖ فَمَنْ يَسْتَمِعِ الْآنَ يَجِدْ لَهُ شِهَابًا رَصَدًا {٩} |
9. dhe uleshim rreth tij, nëpër vende të përshtatshme për të dëgjuar diçka, por ai që përgjon tani, do të hasë në shigjeta të zjarrta (meteorë) që janë në pritje (pusi), |
| وَأَنَّا لَا نَدْرِي أَشَرٌّ أُرِيدَ بِمَنْ فِي الْأَرْضِ أَمْ أَرَادَ بِهِمْ رَبُّهُمْ رَشَدًا {١٠} |
10. dhe ne nuk dimë, se e keqja i qëllimohet atyre që janë në Tokë, apo Zoti i tyre don t’i udhëzojë në rrugë të mirë, |
| وَأَنَّا مِنَّا الصَّالِحُونَ وَمِنَّا دُونَ ذَٰلِكَ ۖ كُنَّا طَرَائِقَ قِدَدًا {١١} |
11. e midis nesh ka të mirë dhe ka që nuk janë të mirë, ka prej nesh kategori të ndryshme, (grupe të përçara); |
| وَأَنَّا ظَنَنَّا أَنْ لَنْ نُعْجِزَ اللَّهَ فِي الْأَرْضِ وَلَنْ نُعْجِزَهُ هَرَبًا {١٢} |
12. dhe ne e kemi ditur se nuk do të mund t’i shpëtojmë Perëndisë në Tokë dhe nuk mund ta lodhim Atë duke ikur (në qiell); |
| وَأَنَّا لَمَّا سَمِعْنَا الْهُدَىٰ آمَنَّا بِهِ ۖ فَمَنْ يُؤْمِنْ بِرَبِّهِ فَلَا يَخَافُ بَخْسًا وَلَا رَهَقًا {١٣} |
13. dhe ne, posa dëgjuam udhëzimin (Kur’anin), besuam në të; e kush beson në Zotin e vet, nuk ka përse të druajë nga dëmi as nga zullumi (tërbimi); |
| وَأَنَّا مِنَّا الْمُسْلِمُونَ وَمِنَّا الْقَاسِطُونَ ۖ فَمَنْ أَسْلَمَ فَأُولَٰئِكَ تَحَرَّوْا رَشَدًا {١٤} |
14. dhe ka prej nesh muslimanë, e ka prej nesh edhe mëkatarë, e kush e ka përqafuar islamizmin, e ka zgjedhur rrugën e drejtë, |
| وَأَمَّا الْقَاسِطُونَ فَكَانُوا لِجَهَنَّمَ حَطَبًا {١٥} |
15. kurse, jobesimtarët, do të jenë lëndë djegëse të skëterrës”. |
| وَأَنْ لَوِ اسْتَقَامُوا عَلَى الطَّرِيقَةِ لَأَسْقَيْنَاهُمْ مَاءً غَدَقًا {١٦} |
16. Sikur të qëndronin në rrugën e vërtetë, Ne do t’i furnizonim me ujë të bollshëm, |
| لِنَفْتِنَهُمْ فِيهِ ۚ وَمَنْ يُعْرِضْ عَنْ ذِكْرِ رَبِّهِ يَسْلُكْهُ عَذَابًا صَعَدًا {١٧} |
17. për t’i vënë me këtë në sprovë ata; e kushdo që largohet nga të përkujtuarit Zotin e tij, Zoti atë ia nënshtron dënimit të ashpër. |
| وَأَنَّ الْمَسَاجِدَ لِلَّهِ فَلَا تَدْعُوا مَعَ اللَّهِ أَحَدًا {١٨} |
18. Xhamiat i janë kushtuar Perëndisë, dhe mos iu lutni askujt, përveç Perëndisë! |
| وَأَنَّهُ لَمَّا قَامَ عَبْدُ اللَّهِ يَدْعُوهُ كَادُوا يَكُونُونَ عَلَيْهِ لِبَدًا {١٩} |
19. E, kur adhuruesi i Perëndisë (Muhammedi), u ngrit t’i lutet Atij, ata (xhindët) u tubuan rreth tij si të ishin shtëllungë leshi. |
| قُلْ إِنَّمَا أَدْعُو رَبِّي وَلَا أُشْرِكُ بِهِ أَحَدًا {٢٠} |
20. Thuaj (o Muhammed!): “Unë i lutem vetëm Zotit tim dhe askë s’ia bëjë shok Atij”. |
| قُلْ إِنِّي لَا أَمْلِكُ لَكُمْ ضَرًّا وَلَا رَشَدًا {٢١} |
21. Thuaj (o Muhammed!): “Unë nuk mundem t’jua largojë ndonjë dëm juve e as t’ua sjell ndonjë dobi (vetëm Perëndia ka pushtet për këtë)”. |
| قُلْ إِنِّي لَنْ يُجِيرَنِي مِنَ اللَّهِ أَحَدٌ وَلَنْ أَجِدَ مِنْ دُونِهِ مُلْتَحَدًا {٢٢} |
22. Thuaj (o Muhammed!): “Me të vërtetë, mua askush nuk mund të më mbrojë nga dënimi i Perëndisë; as që mund të gjejë strehim tjetër kund, përveç te Ai, - |
| إِلَّا بَلَاغًا مِنَ اللَّهِ وَرِسَالَاتِهِ ۚ وَمَنْ يَعْصِ اللَّهَ وَرَسُولَهُ فَإِنَّ لَهُ نَارَ جَهَنَّمَ خَالِدِينَ فِيهَا أَبَدًا {٢٣} |
23. (Unë s’kam tjetër funksion) përveç që t’ua predikojë atë që vjen nga Perëndia dhe të dërguarit e Tij”. E, ai që s’dëgjon Perëndinë dhe të Dërguarin e Tij, atë e pret zjarri i skëterrës, në të cilin do të mbetet përgjithmonë. – |
| حَتَّىٰ إِذَا رَأَوْا مَا يُوعَدُونَ فَسَيَعْلَمُونَ مَنْ أَضْعَفُ نَاصِرًا وَأَقَلُّ عَدَدًا {٢٤} |
24. E, kur ata të shohin atë për çka u është tërhequr vërejtja, do ta dinë ata se kush është më i dobët (në ndihmë) dhe në numër më i vogël. |
| قُلْ إِنْ أَدْرِي أَقَرِيبٌ مَا تُوعَدُونَ أَمْ يَجْعَلُ لَهُ رَبِّي أَمَدًا {٢٥} |
25. Thuaj (o Muhammed!): “Unë nuk e di, a është afër ajo që u është premtuar juve, apo Zoti im ka caktuar për të afat (më të gjatë), |
| عَالِمُ الْغَيْبِ فَلَا يُظْهِرُ عَلَىٰ غَيْبِهِ أَحَدًا {٢٦} |
26. vetëm Ai i di sekretet dhe Ai nuk ia zbulon sekretet e Veta askujt; |
| إِلَّا مَنِ ارْتَضَىٰ مِنْ رَسُولٍ فَإِنَّهُ يَسْلُكُ مِنْ بَيْنِ يَدَيْهِ وَمِنْ خَلْفِهِ رَصَدًا {٢٧} |
27. përveç atij të cilin Ai e ka zgjedhur për të dërguar (pejgamber); andaj, Ai para tij dhe pas tij, i vë ata që e ruajnë (engjëjt) |
| لِيَعْلَمَ أَنْ قَدْ أَبْلَغُوا رِسَالَاتِ رَبِّهِمْ وَأَحَاطَ بِمَا لَدَيْهِمْ وَأَحْصَىٰ كُلَّ شَيْءٍ عَدَدًا {٢٨} |
28. në mënyrë që t’i dijë (qartë) se a i kanë zbatuar misionet e Zotit të tyre. Ai di në hollësi çdo gjë që është te të dërguarit; Ai di numrin e çdo gjëje që ekziston. |
 |