 |
| حم {١} |
1. Hâ, Mîm. |
| وَالْكِتَابِ الْمُبِينِ {٢} |
2. Pasha Librin e qartë! |
| إِنَّا أَنْزَلْنَاهُ فِي لَيْلَةٍ مُبَارَكَةٍ ۚ إِنَّا كُنَّا مُنْذِرِينَ {٣} |
3. Na, me të vërtetë, e kemi shpallur (Kur’anin) në natë të shenjtë, dhe Ne, me të vërtetë, jemi paralajmërues. |
| فِيهَا يُفْرَقُ كُلُّ أَمْرٍ حَكِيمٍ {٤} |
4. Në atë (natë) zgjidhet çdo punë e gjykueshme (e paluhatshme), |
| أَمْرًا مِنْ عِنْدِنَا ۚ إِنَّا كُنَّا مُرْسِلِينَ {٥} |
5. me urdhërin Tonë! Na, me të vërtetë, kemi dërguar pejgamberë, |
| رَحْمَةً مِنْ رَبِّكَ ۚ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ {٦} |
6. mëshirë prej Zotit tënd, - me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha, |
| رَبِّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا ۖ إِنْ كُنْتُمْ مُوقِنِينَ {٧} |
7. Zotit të qiejve dhe të Tokës dhe çka gjendet në mes tyre, nëse besoni me këmbëngulje. |
| لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ يُحْيِي وَيُمِيتُ ۖ رَبُّكُمْ وَرَبُّ آبَائِكُمُ الْأَوَّلِينَ {٨} |
8. S’ka zot tjetër pos Atij. Jeta dhe vdekja janë vepër e Tij. Ai është Zoti juaj dhe Zoti i të parëve tuaj të lashtë! |
| بَلْ هُمْ فِي شَكٍّ يَلْعَبُونَ {٩} |
9. Por, at dyshojnë dhe argëtohen, |
| فَارْتَقِبْ يَوْمَ تَأْتِي السَّمَاءُ بِدُخَانٍ مُبِينٍ {١٠} |
10. andaj ti prite atë (ditë), kur nga qielli do të lëshohet tym i qartë, |
| يَغْشَى النَّاسَ ۖ هَٰذَا عَذَابٌ أَلِيمٌ {١١} |
11. që do t’i mbulojë njerëzit, (e u thuhet atyre): “Ky është dënimi i dhembshëm!” |
| رَبَّنَا اكْشِفْ عَنَّا الْعَذَابَ إِنَّا مُؤْمِنُونَ {١٢} |
12. (mohuesit) atëherë, do të thonë: “O Zoti ynë, lirona prej dënimit, na, me siguri do të besojmë! |
| أَنَّىٰ لَهُمُ الذِّكْرَىٰ وَقَدْ جَاءَهُمْ رَسُولٌ مُبِينٌ {١٣} |
13. E, prej nga ata do të marrin këshilla, e madje u pat ardhur atyre Pejgamberi (me argumente) të qarta? |
| ثُمَّ تَوَلَّوْا عَنْهُ وَقَالُوا مُعَلَّمٌ مَجْنُونٌ {١٤} |
14. E u shmangën prej tij dhe thanë: “(Ai është) i mësuar (prej tjetërkujt) – i çmendur (prej xhindëve)”. |
| إِنَّا كَاشِفُو الْعَذَابِ قَلِيلًا ۚ إِنَّكُمْ عَائِدُونَ {١٥} |
15. Na, do t’i lirojmë ata nga dënimi pak (kohë), por ju, me siguri, do të ktheheni (në mohim)”. |
| يَوْمَ نَبْطِشُ الْبَطْشَةَ الْكُبْرَىٰ إِنَّا مُنْتَقِمُونَ {١٦} |
16. (Kujtoju) ditën kur do t’i kapim ata, me një fuqi të madhe – Na, me të vërtetë, do t’i dënojmë. |
| وَلَقَدْ فَتَنَّا قَبْلَهُمْ قَوْمَ فِرْعَوْنَ وَجَاءَهُمْ رَسُولٌ كَرِيمٌ {١٧} |
17. Me të vërtetë, Na qysh më parë e kemi vënë në sprovë popullin e Faraonit, e atyre u pat ardhur pejgamberi fisnik. |
| أَنْ أَدُّوا إِلَيَّ عِبَادَ اللَّهِ ۖ إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ {١٨} |
18. (Duke u thënë): “Plotësoni ndaj meje atë që jeni të obliguar, o robërit e Perëndisë, sepse, unë jam për ju pejgamber i besuar; |
| وَأَنْ لَا تَعْلُوا عَلَى اللَّهِ ۖ إِنِّي آتِيكُمْ بِسُلْطَانٍ مُبِينٍ {١٩} |
19. dhe mos u madhëroni (mos u ngritni) mbi Perëndinë; unë, me të vërtetë, po ju sjell (prej Tij) dokument të qartë, |
| وَإِنِّي عُذْتُ بِرَبِّي وَرَبِّكُمْ أَنْ تَرْجُمُونِ {٢٠} |
20. dhe unë mbështetem në Zotin tim dhe Zotin tuaj (për të më mbrojtur), që të mos më mbytni me gurë, |
| وَإِنْ لَمْ تُؤْمِنُوا لِي فَاعْتَزِلُونِ {٢١} |
21. e, nëse nuk më besoni, atëherë (bile) largohuni prej meje! |
| فَدَعَا رَبَّهُ أَنَّ هَٰؤُلَاءِ قَوْمٌ مُجْرِمُونَ {٢٢} |
22. (Nuk dëgjuan ata) dhe ai e thirri Zotin e tij: “Me të vërtetë, ky është popull mëkatarë!” |
| فَأَسْرِ بِعِبَادِي لَيْلًا إِنَّكُمْ مُتَّبَعُونَ {٢٣} |
23. (Perëndia, atij i tha): “Ec me robërit e Mi natën, meqë do t’ju ndjekin, |
| وَاتْرُكِ الْبَحْرَ رَهْوًا ۖ إِنَّهُمْ جُنْدٌ مُغْرَقُونَ {٢٤} |
24. dhe lëre ti detin e hapur, se ata, me të vërtetë, do të janë ushtri e fundosur”. |
| كَمْ تَرَكُوا مِنْ جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ {٢٥} |
25. E, sa e sa kopshtije e burime i lanë ata, |
| وَزُرُوعٍ وَمَقَامٍ كَرِيمٍ {٢٦} |
26. ara të mbjella dhe pallate të mrekullueshme, |
| وَنَعْمَةٍ كَانُوا فِيهَا فَاكِهِينَ {٢٧} |
27. dhuntitë, në të cilat kënaqeshin, |
| كَذَٰلِكَ ۖ وَأَوْرَثْنَاهَا قَوْمًا آخَرِينَ {٢٨} |
28. (ajo ka qenë) kështu, dhe Ne u kemi dhënë trashëgim ato (dhuntitë e tyre) popullit tjetër – |
| فَمَا بَكَتْ عَلَيْهِمُ السَّمَاءُ وَالْأَرْضُ وَمَا كَانُوا مُنْظَرِينَ {٢٩} |
29. Nuk i vajtoi ata as qielli as Toka, nuk u lanë ata (për t’u dënuar në një kohë tjetër), |
| وَلَقَدْ نَجَّيْنَا بَنِي إِسْرَائِيلَ مِنَ الْعَذَابِ الْمُهِينِ {٣٠} |
30. e Na, me të vërtetë, i shpëtuam bijtë e Israelit nga dënimi poshtërues, |
| مِنْ فِرْعَوْنَ ۚ إِنَّهُ كَانَ عَالِيًا مِنَ الْمُسْرِفِينَ {٣١} |
31. prej Faraonit, - ai ishte mendjemadh, njeri që për keq kalonte çdo kufi – |
| وَلَقَدِ اخْتَرْنَاهُمْ عَلَىٰ عِلْمٍ عَلَى الْعَالَمِينَ {٣٢} |
32. dhe, në të vërtetë, i kemi zgjedhur ata, duke i ditur (rrethanat e tyre) mbi popujt tjerë (të asaj kohe), |
| وَآتَيْنَاهُمْ مِنَ الْآيَاتِ مَا فِيهِ بَلَاءٌ مُبِينٌ {٣٣} |
33. dhe u kemi dhënë argumente, në të cilat ka sprova të qarta. |
| إِنَّ هَٰؤُلَاءِ لَيَقُولُونَ {٣٤} |
34. E, këta (Kurejshit), në të vërtetë, thonin: |
| إِنْ هِيَ إِلَّا مَوْتَتُنَا الْأُولَىٰ وَمَا نَحْنُ بِمُنْشَرِينَ {٣٥} |
35. “Ekziston vetëm vdekja jonë e parë, na nuk do të ringjallemi (më); |
| فَأْتُوا بِآبَائِنَا إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ {٣٦} |
36. na i sjellni pra (ringjallna) të parët tanë, nëse e thoni të vërtetën!” |
| أَهُمْ خَيْرٌ أَمْ قَوْمُ تُبَّعٍ وَالَّذِينَ مِنْ قَبْلِهِمْ ۚ أَهْلَكْنَاهُمْ ۖ إِنَّهُمْ كَانُوا مُجْرِمِينَ {٣٧} |
37. A janë këta më të mirë apo populli i Tubbas, apo ata para tyre (Tubbas)? – Ata, Na i kemi shkatërruar, meqë, me të vërtetë, ishin popull mëkatarë. |
| وَمَا خَلَقْنَا السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَمَا بَيْنَهُمَا لَاعِبِينَ {٣٨} |
38. Na, nuk i kemi krijuar qiejt dhe Tokën, as atë që gjendet në mes tyre, për t’u zbavitur (pa qëllim), |
| مَا خَلَقْنَاهُمَا إِلَّا بِالْحَقِّ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ {٣٩} |
39. Na i kemi krijur ato me qëllim të plotë, por shumica e tyre nuk e dinë. |
| إِنَّ يَوْمَ الْفَصْلِ مِيقَاتُهُمْ أَجْمَعِينَ {٤٠} |
40. Me të vërtetë, Dita e dallimit (të së mirës nga e keqja), është e caktuar për të gjithë, |
| يَوْمَ لَا يُغْنِي مَوْلًى عَنْ مَوْلًى شَيْئًا وَلَا هُمْ يُنْصَرُونَ {٤١} |
41. Dita kur i afërmi nuk mund t’i ndihmojë asgjë të afërmit, as që atyre do t’u ndihmojë kush, |
| إِلَّا مَنْ رَحِمَ اللَّهُ ۚ إِنَّهُ هُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ {٤٢} |
42. pos ata që i ka mëshiruar Perëndia, sepse Ai, në të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues. |
| إِنَّ شَجَرَتَ الزَّقُّومِ {٤٣} |
43. Me të vërtetë, druri i Zekkumit (një lloj druri tepër i idhët) |
| طَعَامُ الْأَثِيمِ {٤٤} |
44. do të jetë ushqim i mëkatarit, |
| كَالْمُهْلِ يَغْلِي فِي الْبُطُونِ {٤٥} |
45. në barkun e tyre vëlon sikur xehja e shkrirë, |
| كَغَلْيِ الْحَمِيمِ {٤٦} |
46. ashtu si vëlon uji i nxehtë. |
| خُذُوهُ فَاعْتِلُوهُ إِلَىٰ سَوَاءِ الْجَحِيمِ {٤٧} |
47. (engjëjve u thuhet): “Rrëmbejeni atë dhe shpieni në mes të xhehennemit, |
| ثُمَّ صُبُّوا فَوْقَ رَأْسِهِ مِنْ عَذَابِ الْحَمِيمِ {٤٨} |
48. e, pastaj, për dënim, hedhni mbi kokën e tyre ujë të vluar!” |
| ذُقْ إِنَّكَ أَنْتَ الْعَزِيزُ الْكَرِيمُ {٤٩} |
49. (I thuhet atij): “Shijoje, (dënimin), meqë ti je, “i fuqishëm” dhe “fisnik” (me hamendjen tënde), |
| إِنَّ هَٰذَا مَا كُنْتُمْ بِهِ تَمْتَرُونَ {٥٠} |
50. kjo është, me të vërtetë, ajo në të cilën keni dyshuar ju!” |
| إِنَّ الْمُتَّقِينَ فِي مَقَامٍ أَمِينٍ {٥١} |
51. E, ata që i druajnë Perëndisë, me të vërtetë, do të jenë në vend të sigurt, |
| فِي جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ {٥٢} |
52. në mes kopshtijeve dhe burimeve, |
| يَلْبَسُونَ مِنْ سُنْدُسٍ وَإِسْتَبْرَقٍ مُتَقَابِلِينَ {٥٣} |
53. të veshur me petka (rroba) mëndafshi të hollë dhe të trashë, duke ndejtur të ulur njëri karshi tjetrit. |
| كَذَٰلِكَ وَزَوَّجْنَاهُمْ بِحُورٍ عِينٍ {٥٤} |
54. Kështu (do të jenë të shpërblyer), dhe Ne do t’i martojmë ata me hyri, sy bukur. |
| يَدْعُونَ فِيهَا بِكُلِّ فَاكِهَةٍ آمِنِينَ {٥٥} |
55. Aty do të kërkojnë çfarë pemësh dëshirojnë, e do të kënaqen (duke qenë të sigurt); |
| لَا يَذُوقُونَ فِيهَا الْمَوْتَ إِلَّا الْمَوْتَةَ الْأُولَىٰ ۖ وَوَقَاهُمْ عَذَابَ الْجَحِيمِ {٥٦} |
56. në to (xhennete), nuk do ta shijojnë vdekjen, pos vdekjes së parë (në këtë botë) dhe i ruan (Perëndia) prej dënimit të xhehennemit, |
| فَضْلًا مِنْ رَبِّكَ ۚ ذَٰلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ {٥٧} |
57. kjo do të jetë dhutni prej Zotit tënd. Ky, me të vërtetë, do të jetë sukses i madh! |
| فَإِنَّمَا يَسَّرْنَاهُ بِلِسَانِكَ لَعَلَّهُمْ يَتَذَكَّرُونَ {٥٨} |
58. Na, i kemi bërë të lehtë atë (Kur’anin për ta kuptuar) në gjuhën tënde, për t’u këshilluar ata, |
| فَارْتَقِبْ إِنَّهُمْ مُرْتَقِبُونَ {٥٩} |
59. andaj prit ti (të shohësh çka do të bëhet me ta), por edhe ata presin (çka do të bëhet me ty)! |
 |