 |
| حم {١} |
1. Hâ, Mîm. |
| وَالْكِتَابِ الْمُبِينِ {٢} |
2. Pasha Librin e qartë, |
| إِنَّا جَعَلْنَاهُ قُرْآنًا عَرَبِيًّا لَعَلَّكُمْ تَعْقِلُونَ {٣} |
3. Na e kemi bërë (këtë libër) Kur’anin në gjuhën arabe, për ta kuptuar ju, |
| وَإِنَّهُ فِي أُمِّ الْكِتَابِ لَدَيْنَا لَعَلِيٌّ حَكِيمٌ {٤} |
4. e ai (Kur’ani) është te Ne, në Librin kryesor (Levhi Mahfudh), i lartësuar dhe plotë dijeni. |
| أَفَنَضْرِبُ عَنْكُمُ الذِّكْرَ صَفْحًا أَنْ كُنْتُمْ قَوْمًا مُسْرِفِينَ {٥} |
5. Vallë, a të tërhiqemi Ne e të mos ju paralajmërojmë, ngase ju jeni popull ngatërrestar? |
| وَكَمْ أَرْسَلْنَا مِنْ نَبِيٍّ فِي الْأَوَّلِينَ {٦} |
6. E, sa pejgamberë u dërguam Ne (popujve) të mëparshëm, |
| وَمَا يَأْتِيهِمْ مِنْ نَبِيٍّ إِلَّا كَانُوا بِهِ يَسْتَهْزِئُونَ {٧} |
7. dhe nuk u ka ardhur atyre asnjë pejgamber e që të mos jenë tallur me te! |
| فَأَهْلَكْنَا أَشَدَّ مِنْهُمْ بَطْشًا وَمَضَىٰ مَثَلُ الْأَوَّلِينَ {٨} |
8. E, i kemi shkatërruar edhe ata që kanë qenë më të fuqishëm se këta (Mekkasit). Dhe më parë janë përmendur shembuj për popujt e lashtë. |
| وَلَئِنْ سَأَلْتَهُمْ مَنْ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ لَيَقُولُنَّ خَلَقَهُنَّ الْعَزِيزُ الْعَلِيمُ {٩} |
9. Nëse ti i pyet ata: “Kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën?” Ata me siguri do të thonë: “Ato i ka krijuar i Plotëfuqishmi dhe i Gjithëdijshmi, |
| الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ الْأَرْضَ مَهْدًا وَجَعَلَ لَكُمْ فِيهَا سُبُلًا لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ {١٠} |
10. Ai që iu ka bërë Tokën djep dhe u krijoi rrugë në të, për të arritur atje ku synoni. |
| وَالَّذِي نَزَّلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً بِقَدَرٍ فَأَنْشَرْنَا بِهِ بَلْدَةً مَيْتًا ۚ كَذَٰلِكَ تُخْرَجُونَ {١١} |
11. Ai që prej qiellit lëshon ujë me masë, e që me të – Ne ngjallim tokën e vdekur. Kështu do të nxirreni edhe ju (prej varreve – të ringjallur); |
| وَالَّذِي خَلَقَ الْأَزْوَاجَ كُلَّهَا وَجَعَلَ لَكُمْ مِنَ الْفُلْكِ وَالْأَنْعَامِ مَا تَرْكَبُونَ {١٢} |
12. Ai që krijoi çdo lloj krijese, dhe ka bërë anije e kafshë që t’i shaloni, |
| لِتَسْتَوُوا عَلَىٰ ظُهُورِهِ ثُمَّ تَذْكُرُوا نِعْمَةَ رَبِّكُمْ إِذَا اسْتَوَيْتُمْ عَلَيْهِ وَتَقُولُوا سُبْحَانَ الَّذِي سَخَّرَ لَنَا هَٰذَا وَمَا كُنَّا لَهُ مُقْرِنِينَ {١٣} |
13. t’i shaloni ato, e pastaj t’i kujtoni dhuntitë e Zotit tuaj (kur të shaloni në to) dhe të thoni: “Qoftë lavdëruar Ai që i nënshtroi këto për ne, se, na këto, vetë nuk do të mund t’i arrinim – |
| وَإِنَّا إِلَىٰ رَبِّنَا لَمُنْقَلِبُونَ {١٤} |
14. dhe ne, me siguri, do të kthehemi te Zoti ynë!” |
| وَجَعَلُوا لَهُ مِنْ عِبَادِهِ جُزْءًا ۚ إِنَّ الْإِنْسَانَ لَكَفُورٌ مُبِينٌ {١٥} |
15. E, ata i kanë përshkruar Atij pjesë prej robërve të Tij. Me të vërtetë, njeriu është mohues i hapët. |
| أَمِ اتَّخَذَ مِمَّا يَخْلُقُ بَنَاتٍ وَأَصْفَاكُمْ بِالْبَنِينَ {١٦} |
16. Vallë, a ng ato që krijon Ai, të marrë për Vete vajza, e ju t’ju dhorojë djem? |
| وَإِذَا بُشِّرَ أَحَدُهُمْ بِمَا ضَرَبَ لِلرَّحْمَٰنِ مَثَلًا ظَلَّ وَجْهُهُ مُسْوَدًّا وَهُوَ كَظِيمٌ {١٧} |
17. E, kur dikush nga ata sihariqohet me atë që i përshkruan Mëshiruesit – si ai (fëmijë – vajzë), i nxihet fytyra dhe bëhet i dëshpëruar. |
| أَوَمَنْ يُنَشَّأُ فِي الْحِلْيَةِ وَهُوَ فِي الْخِصَامِ غَيْرُ مُبِينٍ {١٨} |
18. Vallë, (Perëndisë i përshkruajnë) atë që rritet në stoli (vajza), e të cilat janë të pafuqishme për polemika? |
| وَجَعَلُوا الْمَلَائِكَةَ الَّذِينَ هُمْ عِبَادُ الرَّحْمَٰنِ إِنَاثًا ۚ أَشَهِدُوا خَلْقَهُمْ ۚ سَتُكْتَبُ شَهَادَتُهُمْ وَيُسْأَلُونَ {١٩} |
19. Ata, engjëjt – të cilët janë robërit e Zotit, i konsiderojnë për femra. A mos vallë ata kanë qenë prezent gjatë krijimit të tyre?! Dëshmia e tyre do të shënohet dhe ata do të përgjigjen (për këtë shpifje)! |
| وَقَالُوا لَوْ شَاءَ الرَّحْمَٰنُ مَا عَبَدْنَاهُمْ ۗ مَا لَهُمْ بِذَٰلِكَ مِنْ عِلْمٍ ۖ إِنْ هُمْ إِلَّا يَخْرُصُونَ {٢٠} |
20. Dhe, ata thonë: “Sikur të kishte dashur Mëshiruesi, na nuk do t’i kishim adhuruar ata. Ata nuk dinë asgjë për këtë (çka flasin), ata vetëm gënjejnë. |
| أَمْ آتَيْنَاهُمْ كِتَابًا مِنْ قَبْلِهِ فَهُمْ بِهِ مُسْتَمْسِكُونَ {٢١} |
21. Vallë, a u kemi dhënë Ne atyre Libër para tij (Kur’anit), e ata i janë përmbajtur atij?! |
| بَلْ قَالُوا إِنَّا وَجَدْنَا آبَاءَنَا عَلَىٰ أُمَّةٍ وَإِنَّا عَلَىٰ آثَارِهِمْ مُهْتَدُونَ {٢٢} |
22. Jo, por ata thonë: “Na, me të vërtetë, i kemi gjetur etërit tanë në një rrugë – dhe, ne sigurisht udhëzohemi edhe nga gjurmët e tyre”. |
| وَكَذَٰلِكَ مَا أَرْسَلْنَا مِنْ قَبْلِكَ فِي قَرْيَةٍ مِنْ نَذِيرٍ إِلَّا قَالَ مُتْرَفُوهَا إِنَّا وَجَدْنَا آبَاءَنَا عَلَىٰ أُمَّةٍ وَإِنَّا عَلَىٰ آثَارِهِمْ مُقْتَدُونَ {٢٣} |
23. Po ashtu, Ne në asnjë vend nuk kemi dërguar asnjë paralajmërues, para teje – e që pasanikët e korruptuar të mos thonin: “Na i kemi gjetur, me të vërtetë, etërit tanë në një rrugë, dhe me siguri, po ndjekim edhe ne gjurmët e tyre”. |
| قَالَ أَوَلَوْ جِئْتُكُمْ بِأَهْدَىٰ مِمَّا وَجَدْتُمْ عَلَيْهِ آبَاءَكُمْ ۖ قَالُوا إِنَّا بِمَا أُرْسِلْتُمْ بِهِ كَافِرُونَ {٢٤} |
24. (Ai atyre) u tha: “Vallë, a nuk ju kam sjellë unë atë që më mirë e shënon rrugën e drejtë nga ajo që i keni gjetur te të parët tuaj (etërit)?” E, ata thanë: “Na, me të vërtetë, jemi mohues të asaj me të cilën jeni dërguar!” |
| فَانْتَقَمْنَا مِنْهُمْ ۖ فَانْظُرْ كَيْفَ كَانَ عَاقِبَةُ الْمُكَذِّبِينَ {٢٥} |
25. Ne jemi hakmarrë (me dënim të merituar) ndaj atyre, e shiko pra, si ka qenë përfundimi i atyre që i konsideronin gënjeshtarë (pejgamberët). |
| وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِ إِنَّنِي بَرَاءٌ مِمَّا تَعْبُدُونَ {٢٦} |
26. (Kujtoje ti o Muhammed!) kur Ibrahimi i tha të atit dhe popullit të tij: “Unë jam larg atyre që i adhuroni ju, |
| إِلَّا الَّذِي فَطَرَنِي فَإِنَّهُ سَيَهْدِينِ {٢٧} |
27. pos Atij, që më ka krijuar (mua) – dhe, me të vërtetë, Ai më udhëzon në rrugën e drejtë”, |
| وَجَعَلَهَا كَلِمَةً بَاقِيَةً فِي عَقِبِهِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ {٢٨} |
28. dhe ai (Ibrahimi), e bëri këtë fjalë të përhershme te pasardhësit e tij, për t’u kthyer ata vazhdimisht në të Vërtetën. |
| بَلْ مَتَّعْتُ هَٰؤُلَاءِ وَآبَاءَهُمْ حَتَّىٰ جَاءَهُمُ الْحَقُّ وَرَسُولٌ مُبِينٌ {٢٩} |
29. Por Unë këta dhe etërit e tyre, i kam lënë në kënaqësi, përderisa u erdhi e Vërteta (Kur’ani) dhe Pejgamberi i qartë (me argumente), |
| وَلَمَّا جَاءَهُمُ الْحَقُّ قَالُوا هَٰذَا سِحْرٌ وَإِنَّا بِهِ كَافِرُونَ {٣٠} |
30. e, tani, kur ju erdhi e Vërteta (Kur’ani), thanë: “Kjo është magji dhe na këtë nuk e besojmë!” |
| وَقَالُوا لَوْلَا نُزِّلَ هَٰذَا الْقُرْآنُ عَلَىٰ رَجُلٍ مِنَ الْقَرْيَتَيْنِ عَظِيمٍ {٣١} |
31. Dhe thanë (edhe këtë): “Sikur t’i kishte zbritur ky Kur’an ndonjë njeriu autoritativ prej njërit nga këto dy qytete (Mekkës dhe Taifës). |
| أَهُمْ يَقْسِمُونَ رَحْمَتَ رَبِّكَ ۚ نَحْنُ قَسَمْنَا بَيْنَهُمْ مَعِيشَتَهُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ۚ وَرَفَعْنَا بَعْضَهُمْ فَوْقَ بَعْضٍ دَرَجَاتٍ لِيَتَّخِذَ بَعْضُهُمْ بَعْضًا سُخْرِيًّا ۗ وَرَحْمَتُ رَبِّكَ خَيْرٌ مِمَّا يَجْمَعُونَ {٣٢} |
32. Vallë, a mos e ndajnë ata mëshirën e Perëndisë (profetninë)? Na, furnizimin e kësaj jete e kemi ndarë, në mes tyre dhe i ngritëm disa mbi të tjerët me shkallë (për nga pozita dhe malli), që disa t’u shërbejnë të tjerëve, e mëshira e Perëndisë është më e mirë nga ajo që grumbullojnë ata. |
| وَلَوْلَا أَنْ يَكُونَ النَّاسُ أُمَّةً وَاحِدَةً لَجَعَلْنَا لِمَنْ يَكْفُرُ بِالرَّحْمَٰنِ لِبُيُوتِهِمْ سُقُفًا مِنْ فِضَّةٍ وَمَعَارِجَ عَلَيْهَا يَظْهَرُونَ {٣٣} |
33. Dhe, sikur të mos bëheshin të gjithë njerëzit mohues, Ne do t’i bënim prej argjendtit kulmet e shtëpive të atyre që nuk besojnë në Mëshiruesin, e madje edhe shkallët nëpër të cilat ngjiten, |
| وَلِبُيُوتِهِمْ أَبْوَابًا وَسُرُرًا عَلَيْهَا يَتَّكِئُونَ {٣٤} |
34. edhe dyert e shtëpive të tyre edhe kanapet (fotelet) në të cilat mbështeten, |
| وَزُخْرُفًا ۚ وَإِنْ كُلُّ ذَٰلِكَ لَمَّا مَتَاعُ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا ۚ وَالْآخِرَةُ عِنْدَ رَبِّكَ لِلْمُتَّقِينَ {٣٥} |
35. dhe stoli të llojllojshme, se, të gjitha këto janë vetëm kënaqësi të kësaj jete, e jeta tjetër te Zoti yt është për ata që ruhen (kundërshtimit të Perëndisë). |
| وَمَنْ يَعْشُ عَنْ ذِكْرِ الرَّحْمَٰنِ نُقَيِّضْ لَهُ شَيْطَانًا فَهُوَ لَهُ قَرِينٌ {٣٦} |
36. Kush shmanget nga Këshilla (Kur’ani) e Mëshiruesit të Githëmbarshëm, Na do t’ia ngarkojmë djallin dhe ai do t’i bëhet shok atij. |
| وَإِنَّهُمْ لَيَصُدُّونَهُمْ عَنِ السَّبِيلِ وَيَحْسَبُونَ أَنَّهُمْ مُهْتَدُونَ {٣٧} |
37. Edhe, ata (djajtë), me të vërtetë, i shmangin ata nga rruga e drejtë, e ata (të mashtruarit) mendojnë se janë në rrugë të drejtë. |
| حَتَّىٰ إِذَا جَاءَنَا قَالَ يَا لَيْتَ بَيْنِي وَبَيْنَكَ بُعْدَ الْمَشْرِقَيْنِ فَبِئْسَ الْقَرِينُ {٣٨} |
38. Dhe, kur të vijnë te Ne, do të thonë (të mashtruarit): “Ah! sikur të kishte qenë largësia në mes meje dhe teje (djallit) sa mes lindjes dhe perëndimit! Sa shok i keq ke qenë ti!” |
| وَلَنْ يَنْفَعَكُمُ الْيَوْمَ إِذْ ظَلَمْتُمْ أَنَّكُمْ فِي الْعَذَابِ مُشْتَرِكُونَ {٣٩} |
39. Dhe, nuk do t’u bënë dobi juve sot (Ditën e Kijametit), meqë keni bërë zullum, me të vërtetë ju jeni shokë në dënim. |
| أَفَأَنْتَ تُسْمِعُ الصُّمَّ أَوْ تَهْدِي الْعُمْيَ وَمَنْ كَانَ فِي ضَلَالٍ مُبِينٍ {٤٠} |
40. Vallë, a mos ti do të bësh të dëgjojnë të shurdhërit dhe t’i udhëzosh të verbërit dhe ata që janë në humbje të qartë? |
| فَإِمَّا نَذْهَبَنَّ بِكَ فَإِنَّا مِنْهُمْ مُنْتَقِمُونَ {٤١} |
41. Nëse të largojmë ty (para se ta shohësh dënimin e tyre), Na, me siguri do t’i dënojmë ata, |
| أَوْ نُرِيَنَّكَ الَّذِي وَعَدْنَاهُمْ فَإِنَّا عَلَيْهِمْ مُقْتَدِرُونَ {٤٢} |
42. ose, nëse dëshirojmë të të tregojmë atë çka u premtojmë – atyre, po Ne, me të vërtetë, jemi të Plotëfuqishëm mbi ta. |
| فَاسْتَمْسِكْ بِالَّذِي أُوحِيَ إِلَيْكَ ۖ إِنَّكَ عَلَىٰ صِرَاطٍ مُسْتَقِيمٍ {٤٣} |
43. Andaj, përmbaju asaj ë të është shpallë ty, sepse, ti, me të vërtetë, je në rrugën e drejtë. |
| وَإِنَّهُ لَذِكْرٌ لَكَ وَلِقَوْمِكَ ۖ وَسَوْفَ تُسْأَلُونَ {٤٤} |
44. Kur’ani me të vërtetë, është nderë për ty dhe popullin tënd; e ju do të pyeteni! |
| وَاسْأَلْ مَنْ أَرْسَلْنَا مِنْ قَبْلِكَ مِنْ رُسُلِنَا أَجَعَلْنَا مِنْ دُونِ الرَّحْمَٰنِ آلِهَةً يُعْبَدُونَ {٤٥} |
45. Pyeti pejgamberët Tanë, të cilët i kemi dërguar para teje, a mos kemi urdhëruar Ne që të adhurohen zotëra (tjerë), pos Mëshiruesit të Gjithmbarshëm?! |
| وَلَقَدْ أَرْسَلْنَا مُوسَىٰ بِآيَاتِنَا إِلَىٰ فِرْعَوْنَ وَمَلَئِهِ فَقَالَ إِنِّي رَسُولُ رَبِّ الْعَالَمِينَ {٤٦} |
46. Na, me të vërtetë, ia kemi dërguar Musain me argumentet Tona – Faraonit dhe parisë së tij, dhe, ai (u) tha: “Unë jam, me të vërtetë, pejgamber i Zotit të gjithësisë!” |
| فَلَمَّا جَاءَهُمْ بِآيَاتِنَا إِذَا هُمْ مِنْهَا يَضْحَكُونَ {٤٧} |
47. E, kur ai, u solli atyre argumentet Tona, ata filluan t’i përqeshin ato. |
| وَمَا نُرِيهِمْ مِنْ آيَةٍ إِلَّا هِيَ أَكْبَرُ مِنْ أُخْتِهَا ۖ وَأَخَذْنَاهُمْ بِالْعَذَابِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ {٤٨} |
48. Dhe, Ne, nuk u kemi treguar atyre asnjë argument, e që ai të mos jetë më i madh se tjetri, dhe Ne i kemi dënuar ata me ndëshkim, për t’u kthyer (në të drejtë). |
| وَقَالُوا يَا أَيُّهَ السَّاحِرُ ادْعُ لَنَا رَبَّكَ بِمَا عَهِدَ عِنْدَكَ إِنَّنَا لَمُهْتَدُونَ {٤٩} |
49. Ata i thanë (Musait): “O magjistar! Lutju Zotit tënd për ne, ashtu si të ka premtuar Ai ty; na, me siguri, do të shkojmë rrugës së drejtë (do të besojmë)!” |
| فَلَمَّا كَشَفْنَا عَنْهُمُ الْعَذَابَ إِذَا هُمْ يَنْكُثُونَ {٥٠} |
50. E, posa i liruam prej vuajtjeve, ata e shkelën premtimin. |
| وَنَادَىٰ فِرْعَوْنُ فِي قَوْمِهِ قَالَ يَا قَوْمِ أَلَيْسَ لِي مُلْكُ مِصْرَ وَهَٰذِهِ الْأَنْهَارُ تَجْرِي مِنْ تَحْتِي ۖ أَفَلَا تُبْصِرُونَ {٥١} |
51. Dhe, Faraoni nisi të thërrasë popullin e vet: “O populli im! Vallë, a nuk më përket mua sundimi i Misirit (Egjiptit) dhe këto degë të lumit që po rrjedhin pranë meje; a nuk shihni? |
| أَمْ أَنَا خَيْرٌ مِنْ هَٰذَا الَّذِي هُوَ مَهِينٌ وَلَا يَكَادُ يُبِينُ {٥٢} |
52. E, vallë, a nuk jam unë më i mirë se ky i mjerë (i gjorë) dhe i cili mezi mund të shprehet? |
| فَلَوْلَا أُلْقِيَ عَلَيْهِ أَسْوِرَةٌ مِنْ ذَهَبٍ أَوْ جَاءَ مَعَهُ الْمَلَائِكَةُ مُقْتَرِنِينَ {٥٣} |
53. Sikur t’iu kishin vënë atij bylyzykët e florinjtë, ose sikur të kishin ardhur bashkë me të (pranë) engjëjt?” |
| فَاسْتَخَفَّ قَوْمَهُ فَأَطَاعُوهُ ۚ إِنَّهُمْ كَانُوا قَوْمًا فَاسِقِينَ {٥٤} |
54. Dhe, ai e mashtroi popullin e vet, e iu nënshtruan atij; ata, me të vërtetë, ishin popull ngatërrestar. |
| فَلَمَّا آسَفُونَا انْتَقَمْنَا مِنْهُمْ فَأَغْرَقْنَاهُمْ أَجْمَعِينَ {٥٥} |
55. E kur Na zemruan, Na i dëbuam ata dhe i fundosëm të gjithë, |
| فَجَعَلْنَاهُمْ سَلَفًا وَمَثَلًا لِلْآخِرِينَ {٥٦} |
56. dhe i bëmë shembull dhe mësim për popujt e mëvonshëm. |
| وَلَمَّا ضُرِبَ ابْنُ مَرْيَمَ مَثَلًا إِذَا قَوْمُكَ مِنْهُ يَصِدُّونَ {٥٧} |
57. Kur u muar si shembull djali i Merjemit (Isai), populli yt (Kurejshit) menjëherë nisën të bërtasin (prej gëzimit) |
| وَقَالُوا أَآلِهَتُنَا خَيْرٌ أَمْ هُوَ ۚ مَا ضَرَبُوهُ لَكَ إِلَّا جَدَلًا ۚ بَلْ هُمْ قَوْمٌ خَصِمُونَ {٥٨} |
58. dhe, thanë: “A janë më të mirë idhujt tanë, apo ai (Isai)? Ata, ta paraqesin këtë shembull vetëm për shkak se duan të polemizojnë, sepse, ata janë popull grindavec. |
| إِنْ هُوَ إِلَّا عَبْدٌ أَنْعَمْنَا عَلَيْهِ وَجَعَلْنَاهُ مَثَلًا لِبَنِي إِسْرَائِيلَ {٥٩} |
59. Ai (Isai), është vetëm rob (njeri), të cilin Ne e kemi dhuruar (me profetni), dhe e kemi bërë shembull për bijtë e Israelit, |
| وَلَوْ نَشَاءُ لَجَعَلْنَا مِنْكُمْ مَلَائِكَةً فِي الْأَرْضِ يَخْلُفُونَ {٦٠} |
60. e, sikur të duam, Ne në vend të jush do të bënim engjëj, që do t’ju trashëgonin në Tokë. |
| وَإِنَّهُ لَعِلْمٌ لِلسَّاعَةِ فَلَا تَمْتَرُنَّ بِهَا وَاتَّبِعُونِ ۚ هَٰذَا صِرَاطٌ مُسْتَقِيمٌ {٦١} |
61. Me të vërtetë, ai (Isai), është shenjë e Çastit (Ditës së Kijametit), ardhjen e të cilit mos e dyshoni kurrsesi. Ndiqeni (rrugën time); kjo është rruga e drejtë! |
| وَلَا يَصُدَّنَّكُمُ الشَّيْطَانُ ۖ إِنَّهُ لَكُمْ عَدُوٌّ مُبِينٌ {٦٢} |
62. Le të mos ju shmangë kurrsesi djalli! Ai, me të vërtetë, është armiku juaj i hapët. |
| وَلَمَّا جَاءَ عِيسَىٰ بِالْبَيِّنَاتِ قَالَ قَدْ جِئْتُكُمْ بِالْحِكْمَةِ وَلِأُبَيِّنَ لَكُمْ بَعْضَ الَّذِي تَخْتَلِفُونَ فِيهِ ۖ فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ {٦٣} |
63. E, kur Isai i solli argumentet e qarta, tha: “Ju kam sjellë dijeni të mrekullueshme dhe do të ju shpjegoj disa gjëra, me të cilat nuk po pajtoheni. Andaj, druajuni Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje! |
| إِنَّ اللَّهَ هُوَ رَبِّي وَرَبُّكُمْ فَاعْبُدُوهُ ۚ هَٰذَا صِرَاطٌ مُسْتَقِيمٌ {٦٤} |
64. Me të vërtetë, Perëndia është Zoti im dhe Zoti juaj, andaj adhuronie Atë. Kjo është rrugë e drejtë!” |
| فَاخْتَلَفَ الْأَحْزَابُ مِنْ بَيْنِهِمْ ۖ فَوَيْلٌ لِلَّذِينَ ظَلَمُوا مِنْ عَذَابِ يَوْمٍ أَلِيمٍ {٦٥} |
65. Grupet e ndryshme u grindën në mes tyre. Mjerë ata që kanë bërë zullum – nga dënimi i Ditës së dhembshme! |
| هَلْ يَنْظُرُونَ إِلَّا السَّاعَةَ أَنْ تَأْتِيَهُمْ بَغْتَةً وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ {٦٦} |
66. A mos ata presin që t’u vie (diçka tjetër), pos Çastit, papritms, e ata të mos e ndjejnë atë. |
| الْأَخِلَّاءُ يَوْمَئِذٍ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ إِلَّا الْمُتَّقِينَ {٦٧} |
67. Atë Ditë – miqtë do të bëhen armiq të njëri-tjetrit, pos atyre që i janë druajtur Perëndisë: |
| يَا عِبَادِ لَا خَوْفٌ عَلَيْكُمُ الْيَوْمَ وَلَا أَنْتُمْ تَحْزَنُونَ {٦٨} |
68. “O robërit e Mi, për ju sot nuk ka frikë, as që do të pikëlloheni; |
| الَّذِينَ آمَنُوا بِآيَاتِنَا وَكَانُوا مُسْلِمِينَ {٦٩} |
69. ata që kanë besuar dokumentet Tona dhe kanë qenë të dëgjueshëm ndaj Nesh – |
| ادْخُلُوا الْجَنَّةَ أَنْتُمْ وَأَزْوَاجُكُمْ تُحْبَرُونَ {٧٠} |
70. (u thuhet): hyni në xhennet të gëzuar, ju dhe bashkëshortet tuaja”. |
| يُطَافُ عَلَيْهِمْ بِصِحَافٍ مِنْ ذَهَبٍ وَأَكْوَابٍ ۖ وَفِيهَا مَا تَشْتَهِيهِ الْأَنْفُسُ وَتَلَذُّ الْأَعْيُنُ ۖ وَأَنْتُمْ فِيهَا خَالِدُونَ {٧١} |
71. Ata do të jenë të shërbyer me pjata dhe gota prej ari; aty (në xhennet) do të ketë çka t’u dojë shpirti, dhe me çka kënaqet syri, në te do të qëndrojnë përgjithmonë. |
| وَتِلْكَ الْجَنَّةُ الَّتِي أُورِثْتُمُوهَا بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ {٧٢} |
72. Ja, ky është xhenneti që u është dhënë në trashëgim për atë që keni punuar, |
| لَكُمْ فِيهَا فَاكِهَةٌ كَثِيرَةٌ مِنْهَا تَأْكُلُونَ {٧٣} |
73. në të, do të keni pemë të shumëllojshme, disa prej të cilave do t’i hani”. |
| إِنَّ الْمُجْرِمِينَ فِي عَذَابِ جَهَنَّمَ خَالِدُونَ {٧٤} |
74. E, mohuesit, me të vërtetë, do të qëndrojnë përherë në dënimin e xhehennemit, |
| لَا يُفَتَّرُ عَنْهُمْ وَهُمْ فِيهِ مُبْلِسُونَ {٧٥} |
75. ai (dënimi) nuk do t’u lehtësohet atyre kurrfarë shprese për shpëtim nuk do të kenë (duke u vënë në heshtje). |
| وَمَا ظَلَمْنَاهُمْ وَلَٰكِنْ كَانُوا هُمُ الظَّالِمِينَ {٧٦} |
76. Ne, atyre nuk u kemi bërë padrejtësi, por ata kanë qenë të padrejtë (dhe zullumqarë të vetvetes). |
| وَنَادَوْا يَا مَالِكُ لِيَقْضِ عَلَيْنَا رَبُّكَ ۖ قَالَ إِنَّكُمْ مَاكِثُونَ {٧٧} |
77. Ata (atëherë) do të thërrasin: “O Malik (engjëlli i mbikëqyrjes së zjarrit)! Le të na gjykojë Zoti yt me shkatërrim (vdekje)!” E ai do të thotë: “Ju, do të qëndroni përherë aty!” |
| لَقَدْ جِئْنَاكُمْ بِالْحَقِّ وَلَٰكِنَّ أَكْثَرَكُمْ لِلْحَقِّ كَارِهُونَ {٧٨} |
78. Na ju kemi sjellë të Vërtetën (Shpalljen), por shumica prej jush, e urren të Vërtetën. |
| أَمْ أَبْرَمُوا أَمْرًا فَإِنَّا مُبْرِمُونَ {٧٩} |
79. Nëse ata (mohuesit) kurdisin kurtha, edhe Ne do t’u vëmë kurtha (në dënim). |
| أَمْ يَحْسَبُونَ أَنَّا لَا نَسْمَعُ سِرَّهُمْ وَنَجْوَاهُمْ ۚ بَلَىٰ وَرُسُلُنَا لَدَيْهِمْ يَكْتُبُونَ {٨٠} |
80. Vallë, a mendojnë ata se Ne nuk dëgjojmë çka flasin ata tinëzisht dhe haptas në mes tyre? Përkundrazi, Na dëgjojmë, e të dërguarit Tanë (engjëjt), që janë pranë tyre, shënojnë. |
| قُلْ إِنْ كَانَ لِلرَّحْمَٰنِ وَلَدٌ فَأَنَا أَوَّلُ الْعَابِدِينَ {٨١} |
81. Thuaju (atyre o Muhammed): “Sikur Bamirësi i Gjithmbarshëm të kishte fëmijë, unë i pari do ta adhuroja! |
| سُبْحَانَ رَبِّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ رَبِّ الْعَرْشِ عَمَّا يَصِفُونَ {٨٢} |
82. Qoftë i lartësuar Zoti i qiejve dhe i Tokës, Zoti i Arshit! Nga ajo çka i përshkruajnë Atij! |
| فَذَرْهُمْ يَخُوضُوا وَيَلْعَبُوا حَتَّىٰ يُلَاقُوا يَوْمَهُمُ الَّذِي يُوعَدُونَ {٨٣} |
83. Lëni ata le të zhyten (në të këqia) dhe le të argëtohen derisa të takohen në ditën që u është premtuar (Dita e Kijametit). |
| وَهُوَ الَّذِي فِي السَّمَاءِ إِلَٰهٌ وَفِي الْأَرْضِ إِلَٰهٌ ۚ وَهُوَ الْحَكِيمُ الْعَلِيمُ {٨٤} |
84. Dhe Ai është Zot në qiell dhe Zot në Tokë. Ai është i Gjithëdijshëm dhe i Plotëdijshëm! |
| وَتَبَارَكَ الَّذِي لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا وَعِنْدَهُ عِلْمُ السَّاعَةِ وَإِلَيْهِ تُرْجَعُونَ {٨٥} |
85. Dhe, qoftë i lartësuar Ai, të cilit i përket pushteti i qiejve dhe i Tokës dhe çka gjendet mes tyre. Vetëm tek Ai është dijania mbi Çastin dhe tek Ai do të ktheheni! |
| وَلَا يَمْلِكُ الَّذِينَ يَدْعُونَ مِنْ دُونِهِ الشَّفَاعَةَ إِلَّا مَنْ شَهِدَ بِالْحَقِّ وَهُمْ يَعْلَمُونَ {٨٦} |
86. Ata që adhurojnë tjetër (zot), pos Perëndisë, - nuk do të mund të angazhohen për kënd, munden vetëm ata që e pranojën të Vërtetën, dhe ata këtë e dinë (që është vetëm një Zot). |
| وَلَئِنْ سَأَلْتَهُمْ مَنْ خَلَقَهُمْ لَيَقُولُنَّ اللَّهُ ۖ فَأَنَّىٰ يُؤْفَكُونَ {٨٧} |
87. E, nëse i pyet ata kush i ka krijuar, ata me siguri do të thonë: “Perëndia!” E, nga po ia mbajnë atëherë? |
| وَقِيلِهِ يَا رَبِّ إِنَّ هَٰؤُلَاءِ قَوْمٌ لَا يُؤْمِنُونَ {٨٨} |
88. E, fjala e tij (Muhammedit), është: “O Zoti im, me të vërtetë, ky është popull që nuk beson. |
| فَاصْفَحْ عَنْهُمْ وَقُلْ سَلَامٌ ۚ فَسَوْفَ يَعْلَمُونَ {٨٩} |
89. (O Muhammed!) largohu prej tyre dhe thuaju: “Selam!” (Lamtumirë), e ata së shpejti do ta dinë (gjendjen)! |
 |