سورةالشعراء {٢٦} 26. ASY-SYU´ARAA
طسم {١} 1. Tâ, Sín, Mîm.
تِلْكَ آيَاتُ الْكِتَابِ الْمُبِينِ {٢} 2. Këto janë ajetet e Librit të qartë!
لَعَلَّكَ بَاخِعٌ نَفْسَكَ أَلَّا يَكُونُوا مُؤْمِنِينَ {٣} 3. A mos vallë ti (o Muhammed) don ta shkatërrosh veten, ngase ata nuk duan të besojnë?
إِنْ نَشَأْ نُنَزِّلْ عَلَيْهِمْ مِنَ السَّمَاءِ آيَةً فَظَلَّتْ أَعْنَاقُهُمْ لَهَا خَاضِعِينَ {٤} 4. Sikur të donim Ne, do të zbritnim në ta – nga qielli – një mrekulli, para së cilës, ata do të përulnin kokat e tyre.
وَمَا يَأْتِيهِمْ مِنْ ذِكْرٍ مِنَ الرَّحْمَٰنِ مُحْدَثٍ إِلَّا كَانُوا عَنْهُ مُعْرِضِينَ {٥} 5. Dhe, atyre, nuk u ka ardhur kurrfarë këshille e re prej Mëshiruesit, e që të mos jenë shmangur nga ajo.
فَقَدْ كَذَّبُوا فَسَيَأْتِيهِمْ أَنْبَاءُ مَا كَانُوا بِهِ يَسْتَهْزِئُونَ {٦} 6. Ata, me të vërtetë, e kanë përgënjeshtruar (këtë këshillë), andaj, do t’i arrijë ata, me siguri përfundimi i asaj, me të cilën janë tallë.
أَوَلَمْ يَرَوْا إِلَى الْأَرْضِ كَمْ أَنْبَتْنَا فِيهَا مِنْ كُلِّ زَوْجٍ كَرِيمٍ {٧} 7. Vallë, a nuk shohin ata që në Tokë, Ne kemi bërë të mbijnë sa e sa lloje çifte bimësh të mrekullueshme?
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ {٨} 8. Me të vërtetë, në këtë ka argument, por shumica e tyre (njerëzve) nuk kanë besuar,
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ {٩} 9. e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe mëshirues.
وَإِذْ نَادَىٰ رَبُّكَ مُوسَىٰ أَنِ ائْتِ الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ {١٠} 10. (Përkujtoju atyre, o Muhammed) kur Perëndia i thërriti Musait: “Shko te populli zullumqar,
قَوْمَ فِرْعَوْنَ ۚ أَلَا يَتَّقُونَ {١١} 11. populli i Faraonit; vallë, a nuk po i druajnë ata Perëndisë?”
قَالَ رَبِّ إِنِّي أَخَافُ أَنْ يُكَذِّبُونِ {١٢} 12. (Musai) tha: “O Zoti im, unë kam frikë se do të më konsiderojnë gënjeshtar,
وَيَضِيقُ صَدْرِي وَلَا يَنْطَلِقُ لِسَانِي فَأَرْسِلْ إِلَىٰ هَارُونَ {١٣} 13. e zemra po më ngushtohet, dhe gjuha nuk po më zhvillohet, andaj, dërgoja pejgamberllëkun edhe Harunit!
وَلَهُمْ عَلَيَّ ذَنْبٌ فَأَخَافُ أَنْ يَقْتُلُونِ {١٤} 14. Unë jam edhe përgjegjës ndaj tyre për një gabim (mbytjen e një Kopti), andaj kam frikë se do të më vrasin.
قَالَ كَلَّا ۖ فَاذْهَبَا بِآيَاتِنَا ۖ إِنَّا مَعَكُمْ مُسْتَمِعُونَ {١٥} 15. (Perëndia) tha: “Kurrsesi! (Nuk do të vrasin, por) shkoni që të dy me argumentet Tona. Me të vërtetë, Na jemi me ju dhe dëgjojmë.
فَأْتِيَا فِرْعَوْنَ فَقُولَا إِنَّا رَسُولُ رَبِّ الْعَالَمِينَ {١٦} 16. Shkoni te Faraoni dhe i thoni: “Na jemi pejgamberët e Zotit të botërave,
أَنْ أَرْسِلْ مَعَنَا بَنِي إِسْرَائِيلَ {١٧} 17. lejoni bijtë e Israelit që të vijnë me ne!”
قَالَ أَلَمْ نُرَبِّكَ فِينَا وَلِيدًا وَلَبِثْتَ فِينَا مِنْ عُمُرِكَ سِنِينَ {١٨} 18. (Faraoni) tha: “Vallë, a nuk të kemi rritur ne – në mesin tonë si fëmijë? Dhe, ke qëndruar në mesin tonë shumë vjet të jetës tënde –
وَفَعَلْتَ فَعْلَتَكَ الَّتِي فَعَلْتَ وَأَنْتَ مِنَ الْكَافِرِينَ {١٩} 19. dhe, ke punuar atë veprën (e keqe) tënde, të cilën e ke punuar, e ti madje – je edhe jomirënjohës?”
قَالَ فَعَلْتُهَا إِذًا وَأَنَا مِنَ الضَّالِّينَ {٢٠} 20. (Musai) tha: “E kam punuar atë (vepër) kur nuk kam qenë i udhëzuar (para profetnisë),
فَفَرَرْتُ مِنْكُمْ لَمَّا خِفْتُكُمْ فَوَهَبَ لِي رَبِّي حُكْمًا وَجَعَلَنِي مِنَ الْمُرْسَلِينَ {٢١} 21. e kam ikur prej jush, ngase jam frikësuar prej jush, e Zoti im më dhuroi mençurinë dhe më bëri pejgamber.
وَتِلْكَ نِعْمَةٌ تَمُنُّهَا عَلَيَّ أَنْ عَبَّدْتَ بَنِي إِسْرَائِيلَ {٢٢} 22. A është mirësi ajo që po më bëni vetëm mua, ndërsa Israelitët i bëre skllavë?”
قَالَ فِرْعَوْنُ وَمَا رَبُّ الْعَالَمِينَ {٢٣} 23. Faraoni pyeti (Musain): “E ç’është Zoti i gjithë botërave?”
قَالَ رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا بَيْنَهُمَا ۖ إِنْ كُنْتُمْ مُوقِنِينَ {٢٤} 24. (Musai) u përgjegjë: “(Ai është Allahu) Zot’i qiejve dhe i Tokës, dhe çka gjendet në mes tyre, nëse besoni?”
قَالَ لِمَنْ حَوْلَهُ أَلَا تَسْتَمِعُونَ {٢٥} 25. (Faraoni) u tha atyre rredh vetes: “Vallë, a nuk po dëgjoni ju?”
قَالَ رَبُّكُمْ وَرَبُّ آبَائِكُمُ الْأَوَّلِينَ {٢٦} 26. (Musai) tha: “(Ai është Allahu) Zot’i juaj dhe Zot’i të parëve tuaj”.
قَالَ إِنَّ رَسُولَكُمُ الَّذِي أُرْسِلَ إِلَيْكُمْ لَمَجْنُونٌ {٢٧} 27. (Faraoni) tha: “Me të vërtetë, Pejgamberi i juaj, që u është dërguar, është i çmendur”.
قَالَ رَبُّ الْمَشْرِقِ وَالْمَغْرِبِ وَمَا بَيْنَهُمَا ۖ إِنْ كُنْتُمْ تَعْقِلُونَ {٢٨} 28. (Musai) tha: “(Ai është Allahu) Zot’i lindjes dhe i perëndimit, dhe asaj që gjendet në mes tyre, nëse mendoni.
قَالَ لَئِنِ اتَّخَذْتَ إِلَٰهًا غَيْرِي لَأَجْعَلَنَّكَ مِنَ الْمَسْجُونِينَ {٢٩} 29. (Faraoni) tha: “Nëse ti merr për zot tjetër kë, pos meje, unë, me siguri, do të të hedhë në burg!”
قَالَ أَوَلَوْ جِئْتُكَ بِشَيْءٍ مُبِينٍ {٣٠} 30. (Musai) tha: “Vallë, (e bën atë) edhe pasi të kam sjellë mrekulli të qartë”.
قَالَ فَأْتِ بِهِ إِنْ كُنْتَ مِنَ الصَّادِقِينَ {٣١} 31. (Faraoni) tha: “E, demonstroje pra, nëse thua të vërtetën!”
فَأَلْقَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ ثُعْبَانٌ مُبِينٌ {٣٢} 32. E (Musai) e lëshoi shkopin e vet (në tokë), e ai u shndërrua në gjarpër të vërtetë!
وَنَزَعَ يَدَهُ فَإِذَا هِيَ بَيْضَاءُ لِلنَّاظِرِينَ {٣٣} 33. E, pastaj, nxorri dorën e vet (nga xhepi), kur ajo, u bë e bardhë para shikuesve!
قَالَ لِلْمَلَإِ حَوْلَهُ إِنَّ هَٰذَا لَسَاحِرٌ عَلِيمٌ {٣٤} 34. (Faraoni) u tha parisë së tij, që i kishte përreth: “Ky, me të vërtetë, qenka magjistar i dijshëm,
يُرِيدُ أَنْ يُخْرِجَكُمْ مِنْ أَرْضِكُمْ بِسِحْرِهِ فَمَاذَا تَأْمُرُونَ {٣٥} 35. (i cili) me magjitë e veta don t’ju dëbojë nga toka juaj, e ç’rekomandoni (ju)?”
قَالُوا أَرْجِهْ وَأَخَاهُ وَابْعَثْ فِي الْمَدَائِنِ حَاشِرِينَ {٣٦} 36. (Ata) u përgjegjën: “Lëre këtë dhe vëllain e tij, e dërgoni nëpër qytete që t’i tubojnë,
يَأْتُوكَ بِكُلِّ سَحَّارٍ عَلِيمٍ {٣٧} 37. të gjithë magjistarët e dijshëm, (e le t’i sjellin ty)”.
فَجُمِعَ السَّحَرَةُ لِمِيقَاتِ يَوْمٍ مَعْلُومٍ {٣٨} 38. Dhe, u tubuan magjistarët në kohën e ditës së caktuar,
وَقِيلَ لِلنَّاسِ هَلْ أَنْتُمْ مُجْتَمِعُونَ {٣٩} 39. e popullit iu tha: “A jeni tubuar
لَعَلَّنَا نَتَّبِعُ السَّحَرَةَ إِنْ كَانُوا هُمُ الْغَالِبِينَ {٤٠} 40. që të shkojmë pas magjistarëve, nëse ata do të jenë fitues!”
فَلَمَّا جَاءَ السَّحَرَةُ قَالُوا لِفِرْعَوْنَ أَئِنَّ لَنَا لَأَجْرًا إِنْ كُنَّا نَحْنُ الْغَالِبِينَ {٤١} 41. E, kur erdhën, magjistarët i thanë Faraonit: “A, me të vërtetë, do të shpërblehemi ne, nëse bëhemi fitues?”
قَالَ نَعَمْ وَإِنَّكُمْ إِذًا لَمِنَ الْمُقَرَّبِينَ {٤٢} 42. (Faraoni) u përgjegj: “Po, - do të jeni atëherë – edhe ndër të afërmit e mi”.
قَالَ لَهُمْ مُوسَىٰ أَلْقُوا مَا أَنْتُمْ مُلْقُونَ {٤٣} 43. Musai u tha atyre: “Hudheni atë që doni ta hudhni!”
فَأَلْقَوْا حِبَالَهُمْ وَعِصِيَّهُمْ وَقَالُوا بِعِزَّةِ فِرْعَوْنَ إِنَّا لَنَحْنُ الْغَالِبُونَ {٤٤} 44. Dhe, ata hodhën konopët e tyre dhe shkopinjtë e tyre dhe thanë: “Pasha madhërinë e Faraonit, na, me të vërtetë, do të jemi fitues!”
فَأَلْقَىٰ مُوسَىٰ عَصَاهُ فَإِذَا هِيَ تَلْقَفُ مَا يَأْفِكُونَ {٤٥} 45. Pastaj, Musai hodhi shkopin e tij, e (shkopi i tij) i kapërdiu përnjëherësh, ato që i patën prodhuar ata rrejshëm.
فَأُلْقِيَ السَّحَرَةُ سَاجِدِينَ {٤٦} 46. Dhe, magjistarët ranë (në tokë) duke bërë sexhde,
قَالُوا آمَنَّا بِرَبِّ الْعَالَمِينَ {٤٧} 47. dhe thanë: “Na besojmë në Zotin e Gjithësisë,
رَبِّ مُوسَىٰ وَهَارُونَ {٤٨} 48. Zotin e Musait dhe të Harunit!”
قَالَ آمَنْتُمْ لَهُ قَبْلَ أَنْ آذَنَ لَكُمْ ۖ إِنَّهُ لَكَبِيرُكُمُ الَّذِي عَلَّمَكُمُ السِّحْرَ فَلَسَوْفَ تَعْلَمُونَ ۚ لَأُقَطِّعَنَّ أَيْدِيَكُمْ وَأَرْجُلَكُمْ مِنْ خِلَافٍ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمْ أَجْمَعِينَ {٤٩} 49. (Faraoni) tha: “I besuat atij para se t’ju lejoja juve! – Me të vërtetë, ai është i madhi juaj, i cili u ka mësuar juve magjitë. E, ju do ta dini – unë, në të vërtetë, do t’ju këpusë duart dhe këmbët tuaja tërthorazi dhe do t’ju var të gjithëve!
قَالُوا لَا ضَيْرَ ۖ إِنَّا إِلَىٰ رَبِّنَا مُنْقَلِبُونَ {٥٠} 50. (Magjistarët) thanë: “S’ka gjë! – na do të kthehemi te Zoti ynë.
إِنَّا نَطْمَعُ أَنْ يَغْفِرَ لَنَا رَبُّنَا خَطَايَانَا أَنْ كُنَّا أَوَّلَ الْمُؤْمِنِينَ {٥١} 51. Na shpresojmë, se Zoti ynë do të na falë mëkatet tona, meqë jemi besimtarët e parë”.
وَأَوْحَيْنَا إِلَىٰ مُوسَىٰ أَنْ أَسْرِ بِعِبَادِي إِنَّكُمْ مُتَّبَعُونَ {٥٢} 52. Dhe, Na ia shpallëm Musait: “Ti ecë natën me robërit e Mi (besimtarët), por do të jeni të ndjekur (prej mohuesve)”.
فَأَرْسَلَ فِرْعَوْنُ فِي الْمَدَائِنِ حَاشِرِينَ {٥٣} 53. Dhe, Faraoni dërgoi njerëz nëpër qytete, tubues (të ushtarëve):
إِنَّ هَٰؤُلَاءِ لَشِرْذِمَةٌ قَلِيلُونَ {٥٤} 54. (duke thënë): “Me të vërtetë, këta jën një grup i vogël, të cilët
وَإِنَّهُمْ لَنَا لَغَائِظُونَ {٥٥} 55. na kanë pezmatuar neve,
وَإِنَّا لَجَمِيعٌ حَاذِرُونَ {٥٦} 56. por, ne – të gjithë jemi të gatshëm!”
فَأَخْرَجْنَاهُمْ مِنْ جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ {٥٧} 57. Dhe, Na, i kemi dëbuar ata (Faraonin dhe shoqërinë e tij) prej kopshtijeve dhe lumenjve,
وَكُنُوزٍ وَمَقَامٍ كَرِيمٍ {٥٨} 58. nga thesarët dhe nga pallatet e mrekullueshme.
كَذَٰلِكَ وَأَوْرَثْنَاهَا بَنِي إِسْرَائِيلَ {٥٩} 59. Ja, kështu ka qenë, dhe (këtë) Na ia dhamë trashëgim bijve të Israelit.
فَأَتْبَعُوهُمْ مُشْرِقِينَ {٦٠} 60. Dhe, ata (populli i Faraonit), në mëngjez iu afruan atyre (Israelitëve),
فَلَمَّا تَرَاءَى الْجَمْعَانِ قَالَ أَصْحَابُ مُوسَىٰ إِنَّا لَمُدْرَكُونَ {٦١} 61. e kur e panë njëra-tjetrën shokët e Musait thirrën: “Me të vërtetë, na zunë ushtarët e Faraonit!”
قَالَ كَلَّا ۖ إِنَّ مَعِيَ رَبِّي سَيَهْدِينِ {٦٢} 62. (Musai) tha: “Kurrsesi! Me të vërtetë, me mua është Zoti im. Ai – ma tregon rrugën mua”.
فَأَوْحَيْنَا إِلَىٰ مُوسَىٰ أَنِ اضْرِبْ بِعَصَاكَ الْبَحْرَ ۖ فَانْفَلَقَ فَكَانَ كُلُّ فِرْقٍ كَالطَّوْدِ الْعَظِيمِ {٦٣} 63. Dhe Ne, i shpallëm Musait: “Bjeri me shkopin tënd detit!” (Ai i ra) e (deti) u nda dhe çdo pjes ëe tij u bë si kodër e madhe;
وَأَزْلَفْنَا ثَمَّ الْآخَرِينَ {٦٤} 64. dhe Ne – atëherë, aty - i afruam ata të tjerët –
وَأَنْجَيْنَا مُوسَىٰ وَمَنْ مَعَهُ أَجْمَعِينَ {٦٥} 65. e Musain dhe të gjithë ata që ishin me të, i shpëtuam –
ثُمَّ أَغْرَقْنَا الْآخَرِينَ {٦٦} 66. dhe pastaj, të tjerët i fundosëm.
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ {٦٧} 67. Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre, nuk janë besimtarë,
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ {٦٨} 68. e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues.
وَاتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ إِبْرَاهِيمَ {٦٩} 69. Dhe, tregoju atyre lajmin për Ibrahimin,
إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِ مَا تَعْبُدُونَ {٧٠} 70. kur i tha babës së vet dhe popullit të vet: Çka adhuroni ju?
قَالُوا نَعْبُدُ أَصْنَامًا فَنَظَلُّ لَهَا عَاكِفِينَ {٧١} 71. Ata u përgjegjën: “Adhurojmë idhujt, dhe përherë u jemi të prirur atyre”.
قَالَ هَلْ يَسْمَعُونَكُمْ إِذْ تَدْعُونَ {٧٢} 72. (Ibrahimi) tha: “A ju dëgjojnë ata juve kur t’ju luteni,
أَوْ يَنْفَعُونَكُمْ أَوْ يَضُرُّونَ {٧٣} 73. ose, a mund t’ju sjellin dobi apo dëm?”
قَالُوا بَلْ وَجَدْنَا آبَاءَنَا كَذَٰلِكَ يَفْعَلُونَ {٧٤} 74. U përgjegjën: “Jo, por i kemi gjetur të parët tanë që vepronin kështu”.
قَالَ أَفَرَأَيْتُمْ مَا كُنْتُمْ تَعْبُدُونَ {٧٥} 75. (Ibrahimi) tha: “E, a po vëreni ju, se ç’po adhuroni –
أَنْتُمْ وَآبَاؤُكُمُ الْأَقْدَمُونَ {٧٦} 76. ju dhe të parët tuaj të lashtë?”
فَإِنَّهُمْ عَدُوٌّ لِي إِلَّا رَبَّ الْعَالَمِينَ {٧٧} 77. Me të vërtetë, ata janë armiqët e mi. E, nuk më është armik Zoti i Gjithësisë,
الَّذِي خَلَقَنِي فَهُوَ يَهْدِينِ {٧٨} 78. i cili më ka krijuar dhe më udhëheq në rrugë të drejtë,
وَالَّذِي هُوَ يُطْعِمُنِي وَيَسْقِينِ {٧٩} 79. dhe i cili më ushqen dhe furnizon me ujë,
وَإِذَا مَرِضْتُ فَهُوَ يَشْفِينِ {٨٠} 80. e kur të sëmuhem, Ai më shëron,
وَالَّذِي يُمِيتُنِي ثُمَّ يُحْيِينِ {٨١} 81. dhe i cili do të bëjë që të vdes, e pastja do të më ringjallë,
وَالَّذِي أَطْمَعُ أَنْ يَغْفِرَ لِي خَطِيئَتِي يَوْمَ الدِّينِ {٨٢} 82. dhe i cili, shpresoj se ma falë gabimin tim në Ditën e Kijametit!
رَبِّ هَبْ لِي حُكْمًا وَأَلْحِقْنِي بِالصَّالِحِينَ {٨٣} 83. O Zoti im, më dhuro dijeni dhe më rradhit me të mirët,
وَاجْعَلْ لِي لِسَانَ صِدْقٍ فِي الْآخِرِينَ {٨٤} 84. dhe bën që të përmendem për të mirë te gjeneratat e ardhshme,
وَاجْعَلْنِي مِنْ وَرَثَةِ جَنَّةِ النَّعِيمِ {٨٥} 85. dhe më bën trashëgimtar të xhennetit të dhuntive,
وَاغْفِرْ لِأَبِي إِنَّهُ كَانَ مِنَ الضَّالِّينَ {٨٦} 86. dhe falja mëkatet babës tim, sepse ai ka qenë njëri nga të humburit,
وَلَا تُخْزِنِي يَوْمَ يُبْعَثُونَ {٨٧} 87. dhe mos më turpëro në Ditën kur do të ringjallen njerëzit,
يَوْمَ لَا يَنْفَعُ مَالٌ وَلَا بَنُونَ {٨٨} 88. në Ditën kur nuk do të bëjë dobi as pasuria as djemtë,
إِلَّا مَنْ أَتَى اللَّهَ بِقَلْبٍ سَلِيمٍ {٨٩} 89. por do të bëjë (kenë) dobi (vetëm) ai që vie me zemër të pastër te Perëndia”.
وَأُزْلِفَتِ الْجَنَّةُ لِلْمُتَّقِينَ {٩٠} 90. Dhe, xhenneti do t’u afrohet besimtarëve,
وَبُرِّزَتِ الْجَحِيمُ لِلْغَاوِينَ {٩١} 91. ndërsa, xhehennemi do t’u dëftohet mohuesve,
وَقِيلَ لَهُمْ أَيْنَ مَا كُنْتُمْ تَعْبُدُونَ {٩٢} 92. dhe do t’ju thuhet atyre: “Ku janë ata që i adhuronit ju;
مِنْ دُونِ اللَّهِ هَلْ يَنْصُرُونَكُمْ أَوْ يَنْتَصِرُونَ {٩٣} 93. e jo Perëndinë? A mund t’u ndihmojnë aty juve, ose a mund t’i ndihmojnë edhe vetes?”
فَكُبْكِبُوا فِيهَا هُمْ وَالْغَاوُونَ {٩٤} 94. E do të hudhen në (zjarr) ata (hyjnitë e tyre), dhe mohuesit,
وَجُنُودُ إِبْلِيسَ أَجْمَعُونَ {٩٥} 95. dhe ushtria e Iblisit, të gjithë së bashku.
قَالُوا وَهُمْ فِيهَا يَخْتَصِمُونَ {٩٦} 96. Dhe, ata – në xhehennem grindeshin në mes vete e thonin:
تَاللَّهِ إِنْ كُنَّا لَفِي ضَلَالٍ مُبِينٍ {٩٧} 97. “Pasha Perëndinë, me të vërtetë, ne kemi qenë në humbje të qartë,
إِذْ نُسَوِّيكُمْ بِرَبِّ الْعَالَمِينَ {٩٨} 98. kur juve (hyjnive) u kemi barazuar me Zotin e gjithësisë,
وَمَا أَضَلَّنَا إِلَّا الْمُجْرِمُونَ {٩٩} 99. e, vetëm mëkatarët na kanë mashtruar neve,
فَمَا لَنَا مِنْ شَافِعِينَ {١٠٠} 100. e nuk kemi asnjë ndërmjetësues (te Perëndia)
وَلَا صَدِيقٍ حَمِيمٍ {١٠١} 101. as mik të ngushtë, -
فَلَوْ أَنَّ لَنَا كَرَّةً فَنَكُونَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ {١٠٢} 102. sikur të ktheheshim përsëri (në jetë), e të bëhemi besimtarë!”
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ {١٠٣} 103. Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre, nuk janë besimtarë,
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ {١٠٤} 104. e Zoti yt, me të vërtetë është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues.
كَذَّبَتْ قَوْمُ نُوحٍ الْمُرْسَلِينَ {١٠٥} 105. Populli i Nuhut, i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët.
إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ نُوحٌ أَلَا تَتَّقُونَ {١٠٦} 106. Kur vëllai i tyre – Nuhu u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë?
إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ {١٠٧} 107. Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju,
فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ {١٠٨} 108. andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!
وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ الْعَالَمِينَ {١٠٩} 109. Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë,
فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ {١١٠} 110. andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!”
قَالُوا أَنُؤْمِنُ لَكَ وَاتَّبَعَكَ الْأَرْذَلُونَ {١١١} 111. Ata thanë: “Vallë, a të besojmë na ty, kur ty po të pasojnë të ulëtit?”
قَالَ وَمَا عِلْمِي بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ {١١٢} 112. (Nuhu) tha: “Unë nuk di ç’kanë punuar ata,
إِنْ حِسَابُهُمْ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّي ۖ لَوْ تَشْعُرُونَ {١١٣} 113. llogaria e tyre është vetëm te Zoti im, dinie ju,
وَمَا أَنَا بِطَارِدِ الْمُؤْمِنِينَ {١١٤} 114. e unë nuk do t’i dëbojë besimtarët,
إِنْ أَنَا إِلَّا نَذِيرٌ مُبِينٌ {١١٥} 115. unë jam vetëm paralajmërues i qartë”.
قَالُوا لَئِنْ لَمْ تَنْتَهِ يَا نُوحُ لَتَكُونَنَّ مِنَ الْمَرْجُومِينَ {١١٦} 116. Ata thanë: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Nuh, me siguri, do të goditesh me gurë”.
قَالَ رَبِّ إِنَّ قَوْمِي كَذَّبُونِ {١١٧} 117. (Nuhu) tha: “O Zoti im, me të vërtetë, populli im më konsideron për gënjeshtar,
فَافْتَحْ بَيْنِي وَبَيْنَهُمْ فَتْحًا وَنَجِّنِي وَمَنْ مَعِيَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ {١١٨} 118. andaj, Ti – gjyko mes meje dhe atyre, dhe më shpëto mua e besimtarët që janë me mua!”
فَأَنْجَيْنَاهُ وَمَنْ مَعَهُ فِي الْفُلْكِ الْمَشْحُونِ {١١٩} 119. Dhe, Na, e shpëtuam atë dhe ata që ishin me të në barkën (e ngarkuar) plotë,
ثُمَّ أَغْرَقْنَا بَعْدُ الْبَاقِينَ {١٢٠} 120. e pastaj, të tjerët i fundosëm.
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ {١٢١} 121. Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre nuk janë besimtarë,
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ {١٢٢} 122. e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues.
كَذَّبَتْ عَادٌ الْمُرْسَلِينَ {١٢٣} 123. Adi i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët.
إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ هُودٌ أَلَا تَتَّقُونَ {١٢٤} 124. Kur vëllai i tyre – Hudi, u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë?
إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ {١٢٥} 125. Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju,
فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ {١٢٦} 126. andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!
وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ الْعَالَمِينَ {١٢٧} 127. Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë.
أَتَبْنُونَ بِكُلِّ رِيعٍ آيَةً تَعْبَثُونَ {١٢٨} 128. A mos vallë në çdo kodrinë po ngritni ju godinë (përmendore), për t’u tallë (me kalimtarët),
وَتَتَّخِذُونَ مَصَانِعَ لَعَلَّكُمْ تَخْلُدُونَ {١٢٩} 129. dhe ngritni pallate (luksoze), thuas edo të jetoni gjithmonë,
وَإِذَا بَطَشْتُمْ بَطَشْتُمْ جَبَّارِينَ {١٣٠} 130. e kur dënoni, dënoni si absolut?
فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ {١٣١} 131. Andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!
وَاتَّقُوا الَّذِي أَمَدَّكُمْ بِمَا تَعْلَمُونَ {١٣٢} 132. Dhe, druani Atij, i cili u ka dhuruar juve ato që i dini:
أَمَدَّكُمْ بِأَنْعَامٍ وَبَنِينَ {١٣٣} 133. e dhuron juve baqëti (pasuri) dhe fëmijë,
وَجَنَّاتٍ وَعُيُونٍ {١٣٤} 134. edhe kopshtije edhe burime.
إِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ {١٣٥} 135. Unë, me të vërtetë, druaj për ju dënimin e Ditës së madhe”.
قَالُوا سَوَاءٌ عَلَيْنَا أَوَعَظْتَ أَمْ لَمْ تَكُنْ مِنَ الْوَاعِظِينَ {١٣٦} 136. Ata thanë: “Për ne, është njëlloj – na këshillove ti (neve), ose nuk na këshillove.
إِنْ هَٰذَا إِلَّا خُلُقُ الْأَوَّلِينَ {١٣٧} 137. Këto janë vetëm doket e popujve të lashtë,
وَمَا نَحْنُ بِمُعَذَّبِينَ {١٣٨} 138. e ne nuk do të jemi të dënuar”.
فَكَذَّبُوهُ فَأَهْلَكْنَاهُمْ ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ {١٣٩} 139. Ata – e konsideruan gënjeshtar atë (Hudin), andaj Ne i shkatërruam ata. Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre nuk janë besimtarë,
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ {١٤٠} 140. e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues.
كَذَّبَتْ ثَمُودُ الْمُرْسَلِينَ {١٤١} 141. Dhe Themudi i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët.
إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ صَالِحٌ أَلَا تَتَّقُونَ {١٤٢} 142. Kur vëllai i tyre – Salihu, u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë?
إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ {١٤٣} 143. Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju,
فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ {١٤٤} 144. andaj, druani Perëndisë dh bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!
وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ الْعَالَمِينَ {١٤٥} 145. Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë.
أَتُتْرَكُونَ فِي مَا هَاهُنَا آمِنِينَ {١٤٦} 146. Vallë, a mendoni ju – se do të lëheni këtu të sigurtë,
فِي جَنَّاتٍ وَعُيُونٍ {١٤٧} 147. në kopshtije dhe pranë burimeve,
وَزُرُوعٍ وَنَخْلٍ طَلْعُهَا هَضِيمٌ {١٤٨} 148. në të lashta dhe palme hurmesh, me frute të shijshme?
وَتَنْحِتُونَ مِنَ الْجِبَالِ بُيُوتًا فَارِهِينَ {١٤٩} 149. E, ju po gdhendni shtëpitë në male me mjeshtri të shkathët,
فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ {١٥٠} 150. andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje,
وَلَا تُطِيعُوا أَمْرَ الْمُسْرِفِينَ {١٥١} 151. dhe mos dëgjoni urdhërat e atyre që e teprojnë në të keqe,
الَّذِينَ يُفْسِدُونَ فِي الْأَرْضِ وَلَا يُصْلِحُونَ {١٥٢} 152. të cilët bëjnë ngatërresa në Tokë, e nuk përmirësojnë (asgjë)”.
قَالُوا إِنَّمَا أَنْتَ مِنَ الْمُسَحَّرِينَ {١٥٣} 153. Ata thanë: “Ti je vetëm njeri – nga të magjepsurit;
مَا أَنْتَ إِلَّا بَشَرٌ مِثْلُنَا فَأْتِ بِآيَةٍ إِنْ كُنْتَ مِنَ الصَّادِقِينَ {١٥٤} 154. ti je vetëm njeri – ashtu si ne, andaj na sjell një mrekulli, nëse thua të vërtetën!”
قَالَ هَٰذِهِ نَاقَةٌ لَهَا شِرْبٌ وَلَكُمْ شِرْبُ يَوْمٍ مَعْلُومٍ {١٥٥} 155. (Salihu) tha: “Ja, kjo është devja (dokument), - për të ka pije (uji) në ditë të caktuara; e për ju – në ditë tjetër të caktuar,
وَلَا تَمَسُّوهَا بِسُوءٍ فَيَأْخُذَكُمْ عَذَابُ يَوْمٍ عَظِيمٍ {١٥٦} 156. dhe mos i bëni kurrfarë të keqe asaj, se ju godet dënimi i Ditës së madhe!
فَعَقَرُوهَا فَأَصْبَحُوا نَادِمِينَ {١٥٧} 157. Por, ata – e therrën atë, e pastaj u penduan,
فَأَخَذَهُمُ الْعَذَابُ ۗ إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ {١٥٨} 158. dhe i goditi dënimi ata. Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre, nuk janë besimtarë,
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ {١٥٩} 159. e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues.
كَذَّبَتْ قَوْمُ لُوطٍ الْمُرْسَلِينَ {١٦٠} 160. Populli i Lutit i konsideronte gënjeshtarë pejgamberët.
إِذْ قَالَ لَهُمْ أَخُوهُمْ لُوطٌ أَلَا تَتَّقُونَ {١٦١} 161. Kur vëllai i tyre – Luti, u tha: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë?
إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ {١٦٢} 162. Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju,
فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ {١٦٣} 163. andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!
وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ الْعَالَمِينَ {١٦٤} 164. Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë.
أَتَأْتُونَ الذُّكْرَانَ مِنَ الْعَالَمِينَ {١٦٥} 165. Vallë, ju – pos botës tjetër, u qaseni mashkujve,
وَتَذَرُونَ مَا خَلَقَ لَكُمْ رَبُّكُمْ مِنْ أَزْوَاجِكُمْ ۚ بَلْ أَنْتُمْ قَوْمٌ عَادُونَ {١٦٦} 166. e i leçitni gratë tuaja, të cilat Zoti i juaj i ka krijuar për ju? Ju, me të vërtetë, jeni popull që kaloni çdo kufi të së keqes”.
قَالُوا لَئِنْ لَمْ تَنْتَهِ يَا لُوطُ لَتَكُونَنَّ مِنَ الْمُخْرَجِينَ {١٦٧} 167. Ata thanë: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Lut, me siguri do të jesh i dëbuar”.
قَالَ إِنِّي لِعَمَلِكُمْ مِنَ الْقَالِينَ {١٦٨} 168. (Luti) tha: “Unë, me të vërtetë, neveritem për atë që bëni ju!
رَبِّ نَجِّنِي وَأَهْلِي مِمَّا يَعْمَلُونَ {١٦٩} 169. O Zoti im, më shpëto (nga dënimi), mua dhe familjen time nga ajo që bëjnë ata!”
فَنَجَّيْنَاهُ وَأَهْلَهُ أَجْمَعِينَ {١٧٠} 170. Dhe Ne – e shpëtuam atë dhe familjen e tij – të gjithë,
إِلَّا عَجُوزًا فِي الْغَابِرِينَ {١٧١} 171. pos plakën (gruas së Lutit, e cila mbeti) me të tjerët,
ثُمَّ دَمَّرْنَا الْآخَرِينَ {١٧٢} 172. e pastaj, të tjerët i shkatërruam
وَأَمْطَرْنَا عَلَيْهِمْ مَطَرًا ۖ فَسَاءَ مَطَرُ الْمُنْذَرِينَ {١٧٣} 173. dhe në ta lëshuam shi (të tmerrshëm – gurësh), e sa shi i shëmtuar që është ai, për ata që janë paralajmëruar!
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ {١٧٤} 174. Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre nuk janë besimtarë,
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ {١٧٥} 175. e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues.
كَذَّبَ أَصْحَابُ الْأَيْكَةِ الْمُرْسَلِينَ {١٧٦} 176. (Edhe) banorët e Ejketit – i konsideronin gënjeshtarë pejgamberët.
إِذْ قَالَ لَهُمْ شُعَيْبٌ أَلَا تَتَّقُونَ {١٧٧} 177. Kur Shuajbi, u tha atyre: “Vallë, a nuk i druani ju Perëndisë?
إِنِّي لَكُمْ رَسُولٌ أَمِينٌ {١٧٨} 178. Me të vërtetë, unë jam pejgamber i besuar për ju,
فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَطِيعُونِ {١٧٩} 179. andaj, druani Perëndisë dhe bëhuni të dëgjueshëm ndaj meje!
وَمَا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ مِنْ أَجْرٍ ۖ إِنْ أَجْرِيَ إِلَّا عَلَىٰ رَبِّ الْعَالَمِينَ {١٨٠} 180. Për këtë unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i gjithësisë.
أَوْفُوا الْكَيْلَ وَلَا تَكُونُوا مِنَ الْمُخْسِرِينَ {١٨١} 181. Plotësonie matjen dhe mos u bëni nga ata që mungojnë (në matje)
وَزِنُوا بِالْقِسْطَاسِ الْمُسْتَقِيمِ {١٨٢} 182. dhe peshoni me terezi të drejtë,
وَلَا تَبْخَسُوا النَّاسَ أَشْيَاءَهُمْ وَلَا تَعْثَوْا فِي الْأَرْضِ مُفْسِدِينَ {١٨٣} 183. dhe mos ua pakësoni njerëzve gjërat e tyre, dhe mos bëni ngatërresa në Tokë,
وَاتَّقُوا الَّذِي خَلَقَكُمْ وَالْجِبِلَّةَ الْأَوَّلِينَ {١٨٤} 184. dhe druani Atij, që u ka krijuar juve dhe gjeneratat e mëparshme!
قَالُوا إِنَّمَا أَنْتَ مِنَ الْمُسَحَّرِينَ {١٨٥} 185. Ata thanë: “Ti je vetëm njeri – nga të magjepsuarit,
وَمَا أَنْتَ إِلَّا بَشَرٌ مِثْلُنَا وَإِنْ نَظُنُّكَ لَمِنَ الْكَاذِبِينَ {١٨٦} 186. edhe ti je – vetëm njeri, si ne. Na ty, me të vërtetë, të konsiderojmë gënjeshtar;
فَأَسْقِطْ عَلَيْنَا كِسَفًا مِنَ السَّمَاءِ إِنْ كُنْتَ مِنَ الصَّادِقِينَ {١٨٧} 187. andaj, lëshoje mbi ne – një copë nga qielli (si dënim) nëse thua të vërtetën!
قَالَ رَبِّي أَعْلَمُ بِمَا تَعْمَلُونَ {١٨٨} 188. (Shuajbi) tha: “Zoti im, di më së miri atë që punoni ju”.
فَكَذَّبُوهُ فَأَخَذَهُمْ عَذَابُ يَوْمِ الظُّلَّةِ ۚ إِنَّهُ كَانَ عَذَابَ يَوْمٍ عَظِيمٍ {١٨٩} 189. Dhe, ata vazhduan ta përgënjeshtrojnë atë, e i goditi ata dënimi i resë (së tmerrshme), me të vërtetë, ky ishte dënimi i një Ditës së madhe.
إِنَّ فِي ذَٰلِكَ لَآيَةً ۖ وَمَا كَانَ أَكْثَرُهُمْ مُؤْمِنِينَ {١٩٠} 190. Me të vërtetë, në këtë ka argument (këshillë), por shumica e tyre nuk janë besimtarë,
وَإِنَّ رَبَّكَ لَهُوَ الْعَزِيزُ الرَّحِيمُ {١٩١} 191. e Zoti yt, me të vërtetë, është i Plotëfuqishëm dhe Mëshirues.
وَإِنَّهُ لَتَنْزِيلُ رَبِّ الْعَالَمِينَ {١٩٢} 192. Dhe me të vërtetë, ai (Kur’ani), është Shpallja e Zotit të gjithësisë,
نَزَلَ بِهِ الرُّوحُ الْأَمِينُ {١٩٣} 193. atë e ka sjellë Shpirti i besueshëm (Xhebraili)
عَلَىٰ قَلْبِكَ لِتَكُونَ مِنَ الْمُنْذِرِينَ {١٩٤} 194. në zemrën tënde që të bëhesh nga ata që paralajmërojnë,
بِلِسَانٍ عَرَبِيٍّ مُبِينٍ {١٩٥} 195. në gjuhën e qartë arabe.
وَإِنَّهُ لَفِي زُبُرِ الْأَوَّلِينَ {١٩٦} 196. Dhe, me të vërtetë, ai (Kur’ani) është përmend në librat e (pejgamberëve) të mëparshëm, -
أَوَلَمْ يَكُنْ لَهُمْ آيَةً أَنْ يَعْلَمَهُ عُلَمَاءُ بَنِي إِسْرَائِيلَ {١٩٧} 197. vallë, a nuk ka qenë dëshmi për ta (ajo) – atë që e kanë ditur dijetarët e bijve të Israelit?
وَلَوْ نَزَّلْنَاهُ عَلَىٰ بَعْضِ الْأَعْجَمِينَ {١٩٨} 198. E, sikur t’ia shpallnim atë (Kur’anin) edhe ndonjë joarabi,
فَقَرَأَهُ عَلَيْهِمْ مَا كَانُوا بِهِ مُؤْمِنِينَ {١٩٩} 199. e t’jua lexonte ai – ata përsëri nuk do të kishin besuar.
كَذَٰلِكَ سَلَكْنَاهُ فِي قُلُوبِ الْمُجْرِمِينَ {٢٠٠} 200. Ja kështu, Na – ua kemi shpie (mohimin) në zemrat e mëkatarëve,
لَا يُؤْمِنُونَ بِهِ حَتَّىٰ يَرَوُا الْعَذَابَ الْأَلِيمَ {٢٠١} 201. ata, nuk do të besojnë atë, përderisa të mos e shijojnë dënimin e dhembshëm,
فَيَأْتِيَهُمْ بَغْتَةً وَهُمْ لَا يَشْعُرُونَ {٢٠٢} 202. e do t’ju vie (dënimi) atyre papritmas, e ata nuk do ta hetojnë (ardhjen e dënimit),
فَيَقُولُوا هَلْ نَحْنُ مُنْظَرُونَ {٢٠٣} 203. e do të thonë: “A do të na jepet afat?”
أَفَبِعَذَابِنَا يَسْتَعْجِلُونَ {٢٠٤} 204. A mos vallë, ata – po e shpejtojnë dënimin Tonë!?
أَفَرَأَيْتَ إِنْ مَتَّعْنَاهُمْ سِنِينَ {٢٠٥} 205. E, çka mendon ti, nëse Ne u japim atyre, që të kënaqen disa vjet,
ثُمَّ جَاءَهُمْ مَا كَانُوا يُوعَدُونَ {٢٠٦} 206. e pastaj, t’i godet ata, ajo që u është premtuar (dënimi),
مَا أَغْنَىٰ عَنْهُمْ مَا كَانُوا يُمَتَّعُونَ {٢٠٧} 207. nuk do t’ju vlejë asgjë atyre, ajo, me të cilën janë kënaqur.
وَمَا أَهْلَكْنَا مِنْ قَرْيَةٍ إِلَّا لَهَا مُنْذِرُونَ {٢٠٨} 208. E, Ne – nuk e kemi shkatërruar asnjë vendbanim e që të mos ketë pasur paralajmërues –
ذِكْرَىٰ وَمَا كُنَّا ظَالِمِينَ {٢٠٩} 209. këshillë për ta (që të kthehen në rrugën e drejtë); e Ne – nuk kemi qenë të padrejtë.
وَمَا تَنَزَّلَتْ بِهِ الشَّيَاطِينُ {٢١٠} 210. Atë (Kur’anin) nuk e kanë sjellë djajtë,
وَمَا يَنْبَغِي لَهُمْ وَمَا يَسْتَطِيعُونَ {٢١١} 211. as që u përket ai – atyre, as që mundën atë,
إِنَّهُمْ عَنِ السَّمْعِ لَمَعْزُولُونَ {٢١٢} 212. ata (djajtë), me të vërtetë, janë të larguar nga të dëgjuarit (e Shpalljes).
فَلَا تَدْعُ مَعَ اللَّهِ إِلَٰهًا آخَرَ فَتَكُونَ مِنَ الْمُعَذَّبِينَ {٢١٣} 213. Andaj, pos Perëndisë mos adhuro tjetër zot, e të bëhesh nga ata që do të dënohen!
وَأَنْذِرْ عَشِيرَتَكَ الْأَقْرَبِينَ {٢١٤} 214. Dhe, paralajmëroje farefisin tënd më të afërm,
وَاخْفِضْ جَنَاحَكَ لِمَنِ اتَّبَعَكَ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ {٢١٥} 215. dhe bënu i butë ndaj besimtarëve, që të pasojnë ty!
فَإِنْ عَصَوْكَ فَقُلْ إِنِّي بَرِيءٌ مِمَّا تَعْمَلُونَ {٢١٦} 216. E, nëse nuk të dëgjojnë ty, thuaju: “Unë jam i pastër nga ato që punoni ju”.
وَتَوَكَّلْ عَلَى الْعَزِيزِ الرَّحِيمِ {٢١٧} 217. Dhe, mbështetu në të Plotëfuqishmin dhe Mëshiruesin,
الَّذِي يَرَاكَ حِينَ تَقُومُ {٢١٨} 218. i cili të sheh kur ti rri në këmbë (në namaz)
وَتَقَلُّبَكَ فِي السَّاجِدِينَ {٢١٩} 219. dhe (i cili sheh) përkuljen tënde në mesin e atyre që bëjnë sexhde,
إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ {٢٢٠} 220. sepse, Ai – me të vërtetë, i dëgjon të gjitha dhe di të gjitha.
هَلْ أُنَبِّئُكُمْ عَلَىٰ مَنْ تَنَزَّلُ الشَّيَاطِينُ {٢٢١} 221. A doni t’ju tregoj se kujt i vjen djalli?
تَنَزَّلُ عَلَىٰ كُلِّ أَفَّاكٍ أَثِيمٍ {٢٢٢} 222. Ata, i vijnë çdo gënjeshtari, mëkatari,
يُلْقُونَ السَّمْعَ وَأَكْثَرُهُمْ كَاذِبُونَ {٢٢٣} 223. ata përgjojnë, - e të shumtën (e rasteve) janë gënjeshtarë.
وَالشُّعَرَاءُ يَتَّبِعُهُمُ الْغَاوُونَ {٢٢٤} 224. E, vjershëtarët – i pasojnë të humburit.
أَلَمْ تَرَ أَنَّهُمْ فِي كُلِّ وَادٍ يَهِيمُونَ {٢٢٥} 225. Vallë, a nuk sheh ti, që ata bredhin në çdo luginë (lëshohen në gjithëfare lloj bisedash)
وَأَنَّهُمْ يَقُولُونَ مَا لَا يَفْعَلُونَ {٢٢٦} 226. dhe që flasin atë që nuk e punojnë,
إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَذَكَرُوا اللَّهَ كَثِيرًا وَانْتَصَرُوا مِنْ بَعْدِ مَا ظُلِمُوا ۗ وَسَيَعْلَمُ الَّذِينَ ظَلَمُوا أَيَّ مُنْقَلَبٍ يَنْقَلِبُونَ {٢٢٧} 227. pos atyre (vjershëtarëve) që kanë besuar, që punojnë vepra të mira, e përmendin shumë Perëndinë e që ndihmohen – pasi u është bërë padrejtësi. E, me të vërtetë, zullumqarët – do ta dinë se në çfarë mundimi do të kthehen (pas vdekjes).
Al-Qur'an Today @2006